POETI NDOC GJETJA ,  NJËRI PREJ   POETËVE E NJERËZVE MODESTË DHE FISNIKË, PËR  VEPRËN QË LA PAS.

0

JAK  RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Me krijimtarinë e tij të pasur ,poeti i njohur Ndoc  Gjetja , mbetet një figurë  emlbematike, një poet i dashur për të gjithë,njëri prej poetëve e njerëzve më modestë e fisnikë për kohën që jetoi dhe veprën e pasur  në poezi që la. Duke  perifrazuar Euripidin, se ;”Zemrat bujare , nuk kërkojnë lavdet, kur janë të  tepruara”. Jeta e poetit Ndoc Gjetja , ishte aq e thjeshtë , aq tokësore,sa vepra e tij e pasur, fjalëpakë e i matur, duke  preferuar të flasë përmes poezisë. Siç  kanë preferuar ata poetë,që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë botë, pa kërkuar të bien në sy, ku refuzoi çdo gjë , në emër të  shpirtit të papërlyer e të lirë. Siç  shkuante në Epitaf për veten ; “ Dhe shkoi, hyri në Manastirin e Unit / Të  shpëtonte shpirtin nga gjuhëligat e lehjes/ Pastaj e përcollën  në banesën e fundit / Me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhës”. Poeti I shquar  Ndoc Gjetja,  ka botuar 10 vëllime me poezi, me fillimet e tij në poezi në vitin 1971, ku  botoi vëllimin e parë poetik “Rrezatimi”,për të vazhduar me : Shqiponja rreh krahët, 1984, Poezi 1987, Kthimet , 1994, Dhjata ime , 1998,Biri i njeriut ,2004,etj. të vlerësuara edhe me Çmimin e Republikës (Qëndresa) .I është  dhënë Urdhëri “Naim Frashëri “, Kl. I , më 1980, Qytetar  Nderi i Lezhës , më 1999, në 55 vjetorin e lindjes etj.  Ndjenjat, frymëzimi dhe emocioni ,  gjallonin në çdo varg të poezisè sè  tij, për dashurinë , jetën njerëzit, natyrën e bukur ,aty ku nuk pushonte së rrahuri pulsi i jetës njerëzore, puna e djersa  e ndershme. Por, që i zhgënjyer ,nga jeta dhe njerëzit ,shkruante në Epitafin  për veten ; “ Këtu  prehet ai që quhej Ndoc Gjetja / I cili pati ardhur gabimisht në këtë botë /. Nga vetja  e tepruar nxirrte vjersha / Dhe gjithë njerëzit i quante  shokë” . Me veprën e tij në poezi ,poeti Ndoc Gjetja  arriti të ketë  nëj zë të vetin , se ai tashmë qëndron denjësisht përkrah poetëve më të mirë , që e meritojnë të zënë vend në historinë e letërsisë shqipe .Ndoc Gjetja "LUTJE" - realizoi Adrian Hoti - YouTube Poeti Ndoc Gjetja, i këndoi aq bukur dashurisë dhe ndjenjës njerëzore : “ Më hidh në zjarr,në det, në ferr /Më hidh në baltë, më hidh në hon/ Veç të lutem, mos më lër / Në atë vend ku t`i mungon “. Ndoc Gjetja ,përbën modelin e një krijuesi të veçantë, një poet  original më shumë i lindur, me profil të qartë poetik . Ku vargun, mjeshtërinë artistike, stilistike, krijimin , e përpunoi në laboratorin e  vet krijues.Ndoc Gjetja: Ti je poezi.Të tjerat janë proza... - ObserverKultNëse e shohim këtë në sensin e shpirtit të paqmë, dlirësisë e pastërsisë, modestisë e virtytit njerëzor , themi se poeti i madh Ndoc Gjetja ,  ishte një model dhe  qenie e veçantë, si njeri dhe si krijues . Poeti i njohur Ndoc Gjetja, në çdo varg e poezi mblidhte nektarin  e jetës, poezi të  ndjenjës dhe të mendimit, ku në çdo varg lëviz jeta ,ajri i freskët, natyra e virgjër,aroma e barit, puhia e detit, njeriu i mirë  , por edhe dritë-hijet e kohës e hipokrizia . Ku ,”Me dritën e mendjes / Fitoi varfërinë “.  Duke i shkruar ëmbël ndjenjave dhe dashurisë njerëzore, poeti Ndoc Gjetja, qëndroi përballë vuajtjes,  si një fisnik , pa u ankuar , ku gjithë jetën shkroi  poezi të bukura të ndjenjës , mendimit , frymëzimit . “Dhe unë do desha të jem një llambë e tillë /Përjetësiht i kërrusur në trotuar / Që t`i ndriçoj këta njerëz të mirë / Me dritën e mendimit tim të bardhë “.Thënie nga Ndoc Gjetja

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.