
Më 8 Gusht 2022, më erdhi njoftimi nga Komisioni i Çmimeve Akademike Ndërkombëtare të Letərsisë Bashkëkohore/La Commissione del Premio Accademico Internazionale di Letteratura Contemporanea L.A.Seneca, Universitá degli Studi “”Aldo Moro” di Bari, se jam shpallur Fitues i Çmimit të Senatit të Akademisë/Premio Senato Accademia, me poezinë “Mos ki frikë nga poezitë e mia”/Non aver paura delle mie poesie.
Ndjehem shumë i lumtur se kjo poezi ështe përzgjedhur edhe para një viti dhe është botuar në gjuhən angleze në Antologjinë Botërore të Pemës së Poezisë të botuar në Dubai “Don’t be afraid of my poems”.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 15 Tetor 2022 pranë Castello Normanno – Svevo di Sannicandri di Bari, pak km larg kryeqytetit puljez, me pjesëmarrjen e fituesve të çmimeve në fusha të caktuara, të autoriteteve institucionale, si edhe të personaliteteve të shquara të botës së kulturës, të spektaklit, të medias dhe informacionit.
Duke shprehur edhe njeherë lumturinë e pamasë për këtë vlerësim ndërkombëtar, do të doja të falenderoja me gjithë shpirt miken time të dashur, Irma KURTI, Poeten e talentuar të përmasave ndërkombëtare, për mundësinë që më krijoi për pjesëmarrjen në këtë konkurs dhe për përkujdesjen e ndër vite për poezitë e mia.
Me Mirënjohje,
Gaqo APOSTOLI