Podcast-i/ Rama me t’huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar: Ky vend te kthehet në varësi

0
Një shqiptare e rikthyer në Shqipëri për të ngritur biznesin e saj dhe tre të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të jetuar e punuar, ishin të ftuarit e kryeministrit në podcast-in “Flasim”.
Duke shprehur kënaqësinë për të huaj që zgjedhin Shqipërinë për të ndërtuar jetën e tyre, Rama nuk i kurseu edhe batutat, teksa tha se “Shqipëria të kthehet në varësi”.
Rama theksoi se megjithëse numri i ikjeve është më i madh se ai i rikthimeve, ata që vijnë, vijnë me një histori.
“Jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, pavarësisht se vijnë nga vende të huaja. Numri i atyre që largohen është më i lertë se ai i atyre që rikthehen, por ata që vijnë, vijnë me një histori. Shqipëria të kthehet në varësi. Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi. Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen”, tha Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.