Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës dhe sportit.
“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social“, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.
15 personalitetet që përfitojnë
Eva Alikaj – aktore
Muharrem Hoxha – aktor
Roland Xhoxhi – violinist
Ardian Cerga – aktor
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Leonard Tase – volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri – soprano
Aurel Plasari – studiues
Frederik Ndoci – këngëtar
Pavvlo Mihali – atlet
Zhuljana Jorganxhi – poete, autore këngësh
Nazmi Hoxha – piktor
Xhelal Kalaja – trajner basketbolli
Diana Mata – qitëse
Lulëzime Duka – volejbolliste