Nga:Brixhilda Dede 2021
ME YJET KUVENDOJ
Nxitojme shume, vetem
nxitojme…
Pa ditur, ku hedhim hap e ku shkojme
Nxitojme, si teknologji e perparuar
drejt evolimit robotik t’ roberuar…
***
Ere globaliste ndihet, me Eve e Adam ngateruar
Vertet, mollen e ndaluar kush e shpiku? –Perse Eva e pati provuar…
Larguar nga parajsa,
ashtu si nga Zoti debuar
Ah,…perse qielli u nxi…
Nga syte nuk shoh me, mos valle, jam verbuar?
***
Po, kisha fjetur gjate
endrra version i trazuar
Per nje cast, njoha ferrin harbuar
Dhe skllaveria u duk e mjaltuar
***
Dy trendafila ne vazon kristal
Dy sy, te dashuruar
Me thane…yjet ne qiell jane
Vec, Perendia ka per ti shuar
–Borë
Ja, ra floku i pare…
ne yll shnderuar e shkrire,
pasuar nga pambuke te medhenj
pelhuren e pare ka shtrire
Ca krisma degjohen pertej…
Ah, kohe per gjahtare e gjueti…
***
Pemet lakuriqe vjeshtake
presin qyrkun e bardhe te veshin
te bien ne qetesine e parajses
deri sa pranvera t’ kete erdhur
***
Magjistari i padukshem qiellor
qilimin e bardhe, gjithkund shtruar
N’ perendim dielli portokalli…
E, ne t’ kuqe zjarr, vone shnderuar
***
Ndersa dielli largohet krejt
Ne t’ argjente qilim nderuar
Tufa yjesh ne qiejt e larget ecin me nje vezullim t’ praruar
***
Hena e madhe e plote
permes xhamave blu te nguruar
I le fronin agimit gri,
qe stalaktite kudo ka krijuar…
***
Pertej maleve rene vese e thelle
Ne maja pemesh nje nuac qe t’ verbon
Here marre ngjyra ylberi
E, here ngjare… me diamente qe vezullojne
***
Dita hapet me ndricimin e bores, me pak diell,
qe lote ne dritare leshon
Goditur barbarosen tek muri…tek porta e kembet pikojne
Pergjate tokes rrjedhur ujerat
Lumenjte fryhen e shtatin zgjerojne…
***
Magji dimerore mahnitese
Here, nje heshtje ne kullat mbreteron
Here, era rrotullohet reth vetes,
e hap para teje s’ shikon
***
Ndien nje kenaqesi shpirterore…
Per skij, njerezit ngrihen e shkojne
femijet luajn me topa bore…
Muajin festat ngarkojne
***
Krishtlindje, Viti i Ri…
Sa shpejt kalendari numuron
Ja, erdhi Shen Valentini
Te DASHURUAR…qofshi gjithmone