14 Maj duhet dhe do të jetë betejë me pushtetin lokal të korruptuar të Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Partia Demokratike Dega Malësi e Madhe u bë pjesë e zgjidhjes, duke mos e copëzuar alternativën opozitare në 14 Maj dhe duke i shërbyer interesit më të mirë të demokratëve dhe qytetarëve të Malësisë së Madhe. Ndryshimi është i mundur dhe do ta realizojmë të gjithë bashkë.

Në 14 Maj ne do të kërkojmë çdo votë për të bërë të mundur ndryshimin, do të kërkojmë çdo votë për Partinë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti dhe individë me integritet.
Sot në nisje të fushatës sonë, së bashku me ekipin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Malësisë së Madhe: Në 14 Maj, votoni për ndryshimin; ndëshkoni me votë keqqeverisjen 8 vjeçare të Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe; votoni Partinë Demokratike, votoni listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kjo nuk është koha që me votën e demokratëve të fuqizohen parti të tjera, përfshirë partinë e Ilir Metës. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!