Partitë e pakicave së shpejti do të vendosin nëse ish Fronti Demokratik mund të jetë partner

0

Partitë e pakicave ditëve të ardhshme do të mbajnë konsultime mbi atë nëse për ta është e pranueshme që në Qeverinë e re të jenë së bashku me koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”, ka thënë kandidati për deputetët i Aleancës shqiptare Fatmir Gjeka.“Për këtë do të kemi konsultime me partitë e tjera në ditët në vijim. Për ne është e rëndësishme që të gjithë anëtarët e koalicionit qeverisës  të vendosin qartë për rrugën euroatlantike të Malit të Zi”, theksoi ai.Ky qëndrim mund të jetë pengesë në negociatat e ardhshme për pushtet, duke pasur parasysh se partitë e pakicave dhe koalicioni i drejtuar nga Knezheviq dhe Mandiq kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta për disa çështje kyçe të politikës së jashtme, si anëtarësimi në NATO apo njohja e Kosovës.Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” përbëhët nga partitë e ish Frontit Demokratik, parti serbe pro-ruse të cilat kanë qendrime anti-NATO, kundershtojnë pavaresinë e Kosovës por e kishin kundershtuar edhe pavarësimin e Malit të Zi nga Serbia.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.