Nuk rri dot e mbyllur në trishtim.
Pranë dua ta kem e ta ndjej lumturinë.
Se pa të s’ka mirësi.
S’mund të jetoj pa patur gjithmonë aty…dashuri.
Mozaikun e natyrës me cicërima zogjësh dua të shijoj.
Ajrin e pastër ,aromën dhe bukurinë dua të ndjej.
Të notoj në pafundësinë e ngjyrave.
Të cdo luleje , të çdo petali që çel.
Nuk mund të rri dot për asnjë çast.
Pa familjen, pa të shtrenjtit e mi.
Pa nostalgjinë e viteve që shkuan.
Pa kujtuar ata që “ikën” e s’u kthyen …s’janë më aty.
Mbyllur në kujtime dua të zhytem.
Kur ndjej ngrohtësinë e diellit në agim.
Kur vështroj hënën e rrumbullakët ,ngjyrë bakri e përflakët.
Natën…shkëlqimin e yjeve në qiellin që s’ka pambarim.
S’jam asgjë më shumë dhe asgjë më pak ,se sa një gënjeshtar.
Po ,po nga ata më të ultët!.
Një intrgant , një smirli ,një i poshtër i cili nuk harron qoftë për asnjë çast të hedh andej – këtej një gënjeshtër.
Eshtë pasion …jua siguroj unë.
Ka të bëj me natyrën time.
Një dhunti që e zotërojnë edhe të tjerë.
Të tillë jemi ne…aktor të vërtetë.
Manipulojmë situata, njerëz, histori dhe shtrembërojmë realitete.
Në atë “portalin” ku hynë viktima dhe mbase aty kalon gjithë jetën një gënjeshtër.
Kjo për mua nuk është pjesa më e trishtë.
Prisni ,prisni nuk kam filluar ende!.
Trishtimi fillon kur realiteti griset, si një pikturë e papëlqyer.
Shikon që prapa saj fshihet një tjetër botë.
Nuk e besoni?.
Aty fillon dhe vetë sekreti i ndjenjave dhe mendjes.
Përballja e parë është gjithmonë më e vështirë , kur hynë në botën reale.
Mallkon veten ” pse ndreqin e pashë”.!
Realiteti në jetë pa gënjeshtra është i vështirë për mua.
Më lejoni t’ua shpegoj thjeshtë.
Mjafton një fjalē, një mendim ,një pasion ,një ndjenjë ,një frikë , një arsye e dobët që të shtyn në çarkun e gënjeshtrës.
Një art i ndërtuar në mënyrë gjeniale nga njeriu.
Kjo bënë të ndryshojë një jetë të tërë për dikë dhe të ketë ndikim tek njerëz të tjerë.
Një tragjedi për ata , por jo për mua.
Unë di vetëm të gënjej.!
Ky jam unë , por më saktë ka edhe të tjerë.
Thjeshtë.. është veç një monolog.
Flas ..por s’më dëgjon kush.
Ja po e them jam një gënjeshtar !.
Sa drithërues është momenti kur fshihesh prapa perdeve me pala të kuqe.
Zemra të rreh fortë.
Je i pambrojtur ,sepse do të mbash mbi supe një akt të plotë.
Një monolog…i vetëm në skenë.
Këtë gjë e kupton kur dritat të përplasen në fytyrë.
Qetësi…
Duhet të gënjesh , të aktrosh.
Mëshiron veten.
Përveç mëshirës nuk ndjen asgjë tjetër.
Në sy të shkëlqen tragjedia.
E bashkë me të ti vuan e ti qan, por nga brenda pa lot.
Po luan një shfaqje të trishtë njerëzore.
Por, duhet të gënjesh .
S’di të bēsh gjë tjetër….duhet të gënjesh.
Një viktimë tjetër, një dhimbje më shumë të rrëndon në qënjen tënde.
Shkakton lotë që ujisin tokën.
Dhimbje që ta vrasin shpirtin.
Zemër e zbrazur..
Për ty …asgjë e humbur.
E ç’mund të bëj më shumë se kaq?!.
Monologu mbaron…
Perdja e skenës mbyllet …në pritje të aktit të rradhës.
Fuqia e lutjeve
Lutem përherë se besoj.
I lutem zotit… kur kam nevojë.
Lutem të më fal nëse gaboj.
Lutem për mirësi dhe paqe kërkoj.
Lutem për dikë …që vuan nga uria.
T’i trokas në derë edhe atij mirësia.
Për dikë… që në shtrat lëngon nga dhimbja.
Për një të sëmurë,
që me sy të trishtuar shërim kërkon.
Lutem për ty …që i mjerë je në këtë jetë.
Për një jetim …që ngrohtësi kërkon të ketë.
Për ty…që trishtimi shpesh herë të ka mbuluar.
Me brenga dhe halle që s’kanë të mbaruar.
Për atë …që zoti në parajsë e ka marrë.
Dhe … që shpirti i tij i qetë të pushoj.
Lutem për paqe e dashuri në botë.
Për vendin tim ,që përpara të shkoj.
Përherë do të lutem .
Se ndihem më mirë.
Nga ga forca e lutjeve …
e marr fuqinë.
Lulja e pafajshme
Lule dele mora në duar.
Petalet një nga një fillova t’ja heq.
Më do ,s’më do thërrisja.
Këtë gjë e përsërita disa herë.
Por, ato shpesh s’mu bindën.
Se rradha ndonjëherë binte keq.
Unë nga e para përsëri filloja.
Gjithë kjo ditë më shkoj ters.
Në atë lëndinë…me lule dele u mora.
Prisja që fjala”më do” të binte gjithnjë.
Petalet të gjitha në tokë i hodha.
Derisa u lodha ,u dorëzova.
Sot, shumë lule dele këputa.
Me keqardhje i pashë të derdhura aty…
Ato që në tokë i hodha.
Nga lulet vështroja.
Më pas falje i kërkova.
Që ia prisha bukurinë e parë.
E petalet e bardha nga trupi ia hoqa.
Dielli po perëndon.
Rrezet e pjerrëta dhe të zgjatura…
…u shtrinë mbi lëndinën e plagosur.
Buzët e flakëta, puthin për herë të fundit horizontin.
Ç’ndodhi me mua?!
Pse kaq shumë u zëmërova!.
Lules së pafajshme inatin ia nxorra.
Këtë ditë të bukur me to keq u solla.
Ndërsa lëndina…
mbeti e shkretë.