Bianca Dushaj
KUR TI NUK MË ARRINË DOT
Vërtitu sa andej e sa këndej
Për mua nuk le gjë pa thënë
I ke të theksuara llafet në dej
Me dhëmbë ke për t’i ngrënë
Nuk më ulin llafet që flet ti
Ta dish se ka kush i gjykon
Unë jetën time fort mirë e di
S’dua ta di çfarë mëndja të prodhon
Kur ti nuk më arrinë dot
Dihet që shpifje do të nxjerri goja
Ti s’bëhesh unë as nesër as sot
Sepse s’ke fytyrë të ka dalë boja
Inati fytyrën ta ka mbuluar
Nuk po sheh se ku po shkon
Të vret ajo sepse të kam zbuluar
Ik e mbyll gojën askush s’të beson
Në jetë unë eci krenare
Si miza më dukeni ju inatçorë
As që ma ndjen për ju fare
Se ferra meritoni në kokë kurorë…
Mar nga libri im”Pesha e plagëve”
Ka dite e dite
Ka dite qe me duken nje jete
Ku cdo dite
ndodh nga nje ndodhi
Nuk gjej me fjale ne te vertete
Habitem krejt me vjen cudi
Ka dite qe ikin sikur nje cast
Pas ata lene ndonje ndjesi
Dua te flas une per nje rast
Me ndalon dicka qe as une se di
Ka dite e dite ne shkalle jete
Eci e shpesh here ato na lodhin
Jam bere preh e njesh me veten
Sa qe po i pranoj te gjitha cfar po me ndodhin…..
NENE
Nena eshte nje emer
Plot jete e besim
Nena eshte nje femer
Plot sfide e ledhatim
Nena eshte keshille e pagjumesi
Plot lodhje e udhezim
Ajo eshte ilaç i zemres
Dhe buzeqeshje e qetesim
Nena derdh lote
E embel te buzeqeshe
Si nena ne bote
Nuk ka ma burrneshe
Çdo brenge te shpirtit
Me nenen e ndan
Ja din vleren sekretit
Perjete ne shpirt e mban
Arome me te ngrohte
Se nena nuk ka
Kur ta humbesh ate
Nuk e don jeten ma
Me shpirte nuk e harron
Dhe mbetesh ne kujtime
O Nene therret gjithmone
Se ti mbetesh perjet ne zemren time….
Dua drite
Po vrapoj pas nje drite
Nga fundi i nje tunelit
Shkallet nje nga nje po i ngjit
Nuk e di por kurajo i jap vedit
Eci eci perpara por se di
Meditoj apo jeten po jetoj
Provoj guxoj shkoj e vi
Gjithesesi nuk dua te gaboj
Dua drite plot shkelqim
Te te ngrohi shpirtin e trazuar
E dua te lehte ate perqafim
Qe te mbetemi te perjetesuar….
UNE DHE TI
E bukur eshte jeta
Lume kush e shijon
Ai ajo qe nuk a vetvetja
Jeton por shume gabon…
Nje dite do vdesim
Do tretemi si nje qiri
E atje ne amshim
Do ngelemi pa dashuri
Une ti e kushdo
Ne jete te gezojme
Me zemer e shpirt ngado
Me denjitet te jetojme
Semundja
Semundja eshte trishtim
Thelle ne shpirt hidherim
Te lodhe e te kepute
Te gjalle ne dhe te fute
Kur dhimbjet te fillojne
Gjithe trupin e pushtojne
Pastaj thua me vete
Pse mua me gjete???
Sa nete kalojne pa gjume
Dhe merzitemi shume
Nuk duam te shihemi ne pasqyra
Sepse na eshte shperfytyruar fytyra
Semundja te rrezon per toke
Te duket e permbysur kjo bote
Duke pritur sherim te humbet durimi
Te humbasin buzeqeshja dhe gezimi
Kjo eshte semundja mos i rafte kujt
Njeriun me te forte e ben me vujt
Sa jeni mire mbroni shendetin
Semundja rrezon malet e jo ma miletin…..
Fali o zot se nuk dijne cfar bejne
Sot kane ardhur kohe te veshtira
Te del e keqe dhe me e mira
Kur kane nevoje te behen ure
Nuk jane njerez as nuk behen kurre
Sa hapin syte e mendja per dreq
Duan a zduan ato bejne keq
Ligesia ne shpirt keq u ka hy
As njeriun e vet nuk e shohin me sy
Hej cna polle moj bote mizore
Ne nes njerezish dhe anti njerezore
Fali o zot se nuk dijne cfar bejne
Me veprat e tyre shume njerez qajne