Një vit më parë/ Pentagrami i Jetës Autore: Fatbardha Bianca Dushaj

0
Nga Siruela Suca
Titulli :Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Pentagrami i Jetës
Autore: Fatbardha Bianca Dushaj
Redaktor: Niku Ramollari
Korektore: Denada
Kopertina: Niku Ramollari
Sponsor: Zamir Vejuka
Botimi i parë: 2023
Përgatiti për botim: Roland Lushi
ISBN: 978-9928-398-39-0
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2023
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dushaj, Fatbardha Bianca
Pentagrami i jetës / Fatbardha Bianca Dushaj ; red. Niku Ramollari.
– Tiranë : Ada, 2023.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur
96 f. ; 20 cm
ISBN: 978-9928-398-39-0
1.Letërsia shqipe 2.Aforizma
821.18 -84
NË VËND TË PARATHËNIES
Krijuesja Fatbardha Dushaj ka lindur në 03.dhjetor.1960, në djepin e kulturës, Shkodër, ku mbaroi dhe shkollën e lartë për mësuesi. Fatbardha është rritur në një familjë të vogel, me prindërit, vëllain dhe dy motrat. Që në moshë të vogël Fatbardha, ka treguar se ka një pasion të madh për artin dhe letërsinë, duke shkruar me orë të tëra hartime dhe poezi. Në moshën 15-vjecare, shkroi poezinë e parë. Poezia garoi në konkursin e letrarëve të rinj, në të cilin Fatbardha fitoi cmimin e dytë. Pas përfundimit të universitetit, Fatbardha filloi punën si mësuese e ciklit të ulët në shkollat fillore të Mjedës dhe Pukës. Më pas në organizata jofitimprurëse te huaja dhe në një fondacion zhvillimi. Gjithashtu, ka mbaruar një kurs në Austri për persona me aftësi të kufizuar, ku u profesionalizua dhe më tepër në mardhëniet me njerëzit. Në Londër mbaroi nivelin e lartë të gjuhës angleze në Stratford University. Kthimi në Shqiperi e përballi me vështirësitë e gjetjes së një pune, pavaresisht ecejakeve të saj.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur Në këto kushte Fatbardha detyrohet te emigrojë për të dytën herë nga Shqiperia, jo më për studime por për arsye ekonomike. Fatbardha bën një jetë emigranteje, jeton në Itali, ku punon si asistente sociale. Gjatë gjithë kësaj kohe, Fatbardha nuk ka ndaluar asnjëherë së shkruari, pavarësisht ngarkesës dhe lodhjes në punë. Largimi nga jeta e nënës së saj, e ka frymëzuar të vazhdojë pasionin e saj për poezinë. Pas shumë dilemash vendosi të botojë librin e saj të parë Pentagrami i jetës.
Fatbardha kohët e fundit mori pjesë në një konkurs Mbarkombëtar të poezisë, ku pjesmarrësit ishin të shumtë si nga vëndi dhe diaspora dhe u vlerësua si Fituese e Çmimit Special ndër vëndet e para që u vlerësuan në këtë event prestigjoz. Pa dalë botimi i parë Fatbardha do ju surprizojë dhe me një të dytë.
Kjo është me dy fjalë modeste Fatbardha Dushaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.