Nga: AHMET OSJA / Ballexa qyteti 960-vjeçar i Rrjollit…!

0
Përg  Gjergj Nika  Mund të jetë një imazh i 2 persona
Sipas burimeve, per te paren here dokumentohet ne vitin 1062 dhe me vone me 1067, pastaj here dokumentohet ne vitin 1688, ku gjendet edhe nje harte e kohes e shkruhet mjaft per kte keshtjelle.
Pas renies se Balshajve, ne keshtjelle u vendosen klerike te shumte. Ka mundesi qe per shume kohe kjo keshtjelle te kete qene nje qender me rendesi klerikale. Vete gojdhenat dhe toponimet e shumta deshmojne per kete. Ne zone gjenden mjaft toponime qe kane te bejne me vendendodhje kishash, bile edhe nga ato qe deshmohen si te kohes paleokristiane, si ajo e gjetur ne Lohe etj.
Edhe ne regjistrin e kadastres se Shkodres, 1416 – 1417, behet fjale se mbi 30 % e banoreve te qytezes ishin prifterinj. Ne vitin 1416 aty banonin 25 familje, shume prej te cilave kishin mbiemra zejtaresh, si p. sh : Aleks Mullisi, Pali i Ballexes, i cilesuar “marangoni”, kepucari etj.Rrjolli - Shkoder.net...
Ne gjysmen e pare te shek. XIV, Ballexa kishte 350 bujq. Kete keshtjelle e rindertoi edhe ushtria e Skenderbeut para betejes se Kirit, por, pas saj, venedikasit e prishen me ngut nga frika e organizimit te malesoreve. Pas, tyre, rrenime beri edhe ushtria turke, aq sa ne vitin 1485 aty banonin vetem 4 – 5 familje. Kjo keshtjelle priti Gjergj Kastriotin. Gojedhenat thone se per nderim te tij rane kembanat e Kishes se Shengjergjit te Ballexes. Jehona e ketyre kembanave degjohej deri ne fshatrat e Krajes. Ne prill te vitit 1995 u arrit te zbulohej njera nga kembanat e kesaj kishe. Ajo eshte derdhur diku ne rrethinat e Shkodres me vitin 1465 dhe peshon 155 kg. Ne Rrjoll edhe sot njera prej lagjeve mban emrin Cangaj. Ndoshta kjo ka lidhje me ata mjeshtra qe derdhen ate kembane. Duhet shenuar se aty, mendohet te kete jetuar per disa kohe edhe autori i “Ceta e profeteve” (Cuneus prophetarum), Pjeter Bogdani (1685), ku edhe sot ruhet toponimi Shpella e Bogdanit ose Shpella e Priftit. Eshte me rendesi se Fjalori i ri i gjuhes shqipe, i shkruar nga Nikolla Gazulli, ne parathenie mban daten: gusht 1940, Rrjoll, Malesi e Madhe.
Ne kete lugine qe eshte 12 km e gjate dhe qe eshte pjese e teritorit te bashkise Malesi e Madhe, vendi eshte i pershtatshem si per bujqesi, ashtu edhe per blegtori. Bjeshket e Paruse jane mjaft te pasura me kullota verore. Aty ka pyje te dendura me geshtenje dhe poshte ne lugine ka mjaft arra dhe lajthi. Nuk mungojne deri edhe fiku dhe ulliri. Toponimet deshmojne se ketu ka pasur edhe mjaft vreshta. Ne pyje gjenden shume kafshe te egra, si derr, dhi e eger, rriqefull, ujk, cakall dhelper etj. Po keshtu, gjenden dhe shpende si gjeli i eger, thelleza, pellumbi qe ndeshen dendur sidomos ne bjeshket e Rrjollit. Ne kete lugine, prej shume shekujsh, jane mbjelle gruri, elbi, meli dhe, me vone, misri.
Ngjitur me keshtjellen edhe sot gjenden rrenojat e mullinjeve te ujit, ku bluhej drithi qe malesoret e kultivonin ne tokat e tyre. Rralle gjendet nje vend tjeter qe ne kete pasur kaq mulinj uji.
Ne vitin 1416 behet fjale per 44 mullinj te tille. Fakti qe disa nga banoret e kesaj zone kishin mbiemer Mullisi, tregon se shume nga banoret ishin mjeshter te mullinjeve me uje. Aty gjendeshin edhe valanicat e permendura te Rrjollit, qe pergatitnin shajakun me te cilin malesoret benin veshjet e burrave e te grave, si cakciret, xhubletat etj.
Nuk mungojne edhe gojedhenat sipas te cilave ne kete lugine jane prere edhe para. Edhe sot gjendet toponimi Rrasa e Pareve. Po sipas gojedhenave, vendasit pergatitnin edhe barotin. Ne afersi te keshtjelles gjenden ende gjurme qe tregojne per perdorimin e metaleve, per pergatitjen e veglave te punes e te armeve te thjeshta etj. Duhet theksuar se keto fakte historike kane vleren e tyre edhe nga pikpamja ekonomike, sepse vertetojne dhe zhvillimin qytetar te kesaj qendre. Ne kuptimin ekonomiko – shoqeror Ballexa ne shek. XIV radhitej nder qytetet me te njohura, si Drishti, Lezha, Durresi etj.
Marr: Nga libri, “Malesia e Madhe nje visar Shqiptarie”, botuar nga: Ish-Qendra Kulturore, “Edith Durham” e Qytetit Koplik, viti 1996.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.