Ndersa në shallë vëndi edhe në provimin e dyte të maturantve per lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letersi janë ulur për tu testuar 33 mijë maturantë , në M. Madhe numëri i maturantve të testuar ka qënë 248, të cilët janë nënshtruar këtij provimi në dy shkollat e qytetit të Koplikut.
Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 33 mijë maturantë testohen sot për Gjuhën Shqipe dhe LetërsinëRreth 33 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Maturantët kanë patur dy orë e gjysmë kohë, pasi provimi ka nisur në orën 10:00 dhe është mbullur në 12:30.Përpara se të futen në provim nxënësit janë paraqitur në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.Kësisojë edhe në M.Madhe provimi është realizuar në mjediset e dy Shkollave neë qytetin e Koplikut,
ku 126 maturant të një grupimi shkollash janë testuar në Gjimnazin “Sherif Hoxha” , ndersa një tjetër grupim Shkollash prej 122 maturantësh të M.Madhe janë testuar në ose e thënë ndryshe i janë nënshtruar provimit në shkollën “Abdyl Bajraktari” po në qytetin e Kolikut. Rreth zhvillimit të këtij provimi per tv Kopliku dhe revistën “Fjala” ka folur inspektori izyrës arsimore vëndore M.Madhe Ilir Hoxhaj,
cili ka theksuar se edhe ky provim , ashtu si i pari ka patur një mbarvajtje brënda standartëve të kerkuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.