Nekrologji/Ndahet nga jeta poeti korrçar Skender Rusi

0
130
Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të poetit “të dhimbjes së ëmbël” korçar,lirikut të madh ,Skënder Rusi.
Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare dhe vlen për tu përmendur që ishte i pranishëm para pak ditësh në “ Netët korçare të poezisë” të cilën ai vetë e kishte themeluar.
Poeti lirik Skënder Rusi nuk rreshti kurrë së shkruari vargje për dashurinë dhe qytetin e tij Korçën. Skendër Rusi është vleresuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.
Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.
Krijimtaria poetike është pasuria më e madhe që poeti lë pas.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.