NË VËMENDJE: 109 VJETORI I VRASJES SË DEDË GJON LULIT, “FLAMURIT” UDHËHEQËS TË KRYENGRITJEVE DHE LUFTRAVE PËR PAVARESINË E SHQIPËRISË.

0
29
NGA NDUE BACAJIpeshkvia SHKODER : Aktivitet historik per Kishen e Reçit..Referatin ...
Me 24 shtator të vitit 1915 në Orosh të Mirdites vritet pabesisht nga falangat serbo-malazeze dhe esadiste , Dedë Gjon Luli, “flamuri” udhëheqës i kryengrtijeve dhe luftrave për pavarësinë e Shqipërisë. Vritet nga komandanti serb me emrin Gjura , që gjindej (jo rastesisht) në Mirditë me një kompani ushtaresh serb në vendin e quajtur Sheshaz..Ded Gjo Luli - Alchetron, The Free Social EncyclopediaVritet kur baca Dedë kishte shkuar atje per të realizuar një beslidhje të Madhe me parinë e Mirdites e më gjerë, per të kordinuar luftën çlirimtare e mbrojtëse të trojeve shqiptare nga grykesia shekullore e shkjeve të Ballkanit e më gjerë.. Lufta e parë Boterore kishte filluar dhe kishte rrezik që të realizonte vendimet famkeqia të traktatit të fshehtë të Londres të 26 prillit 1915 , duke coptuar edhe atë Shqiperi që kishte “tepruar” nga konferenca e Londres 1913.. Ndaj Trimi i urtë Dedë Gjon Luli duke qënë zemra, mendja dhe pushka e parë e Malesisë Madhe dhe shqiptarisë, për më shumë se një gjysem shekulli , kishte perbuzur moshen e thyer dhe rrezikun per jeten, duke u bërë keshtu faqja e bardhë në perjetsi e Hotit, Malësisë e Shqiptarisë… Pas vrasjes së Dedë Gjon Lulit, falangat serbo-malazeze dhe esadiste trupin e tij të pajetë e kishin mbuluar me landë drusore e gjethe në Malin Shejtë ,ku e zbuluan disa barinjë rastesisht pas disa diteve…Me 8 tetor (1915), famulltari i Oroshit të Mirdites e varrosi te kisha e “tij”. Ndersa me 29 maj 1924 eshtrat e Dedë Gjon Lulit u rivarrosen me një cermoni madhështore të organizuar nga Etnit Franceskan në Shkoder, ku muaren pjesë mbi tremijë veta , si dhe delegati Apostolik imzot Ernesto Kozi. Në ketë cermoni perveç tjerave një ligjeratë brilante mbajti At Anton Harapi, ligjeratë nga e cila citoj: ”Sikurse Athina e Roma mbi gjak e eshtna të fatosave ngrehen ndertesen e Lirisë ,ashtu per të mëkamunit e Shqipnisë u lyp që gjaku i kreshnikeve të sterpikë krepat e Maleve tona…Mbas 400 vjetësh Dedë Gjon Luli me çeten e vet lufton per të paren herë nën Flamurin e Shqipnisë ,per Lirinë kombetare. Ai kje tre here Fatos se i fali Atdheut dy djemtë dhe veten ,tuj u ba shenjë i salvimit të xhonturqëve ,të sllavëve dhe esadisteve….Ai së dyti provoi se bashkë me Atdhetarinë në gjoksin e tij ,vloi edhe zelli per Fe…Në të vertetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit dhe pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë Kombetare..” 21. (Fritz Radovani “Dedë Gjon Luli”, fq.38).Kryengritja e 6 prillit, një ndër hapat serioz drejt Pavarësisë ...
NJË KUJTESË VOGËL NGA JETSHKRIMI I MADH ATDHETAR I DEDË GJON LULIT
Dedë Gjon Luli do të ishte pushkë e parë në Luftën e Kernices(1862) , në Luftën te Mulliri i Vrakes (1871), në tre Luftrat e Shpuzes (1870-1877) , në Luftrat per mbrojtjen e Hotit , Grudes , Plaves , Gucisë , Ulqinit e tjer të cilet zhvillohen nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 -1881). (Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet ,v.I , fq.413-431 ,Shkodër 1998). Dedë Gjon Luli ishte komandant i ushtrisë (vullnetare) të Lidhjes shqiptare të Prizrenit per Malesinë e Madhe dhe Zevendëskomandant i ushtrisë të Deges së Lidhjes Prizrenit Shkoder. (Hysni Myzyri , Ded Gjon Luli –patriot dhe luftëtar i shquar i Rilindjes sonë , gaz. “ZP” dt. 23.9.1975). Por lufta më e madhe e Malësorëve me në krye Dedë Gjon Lulin është ajo e vitit 1911 që njihet si kryengritja antiosmane që çoi në ngritjen e flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit me 6 prill në Bratilë të Deçiqit , pas 432 viteve “mungesë” nën pushtimin turko-osman… Dedë Gjon Luli ishte udhëheqesi i kesaj kryengritje që shpesh identifikohet edhe me emrin tij. (Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës 1911, fq.86-88, Phoenix;Shkodër 2002). Por trimi i urtë baca Dedë ishte pushkë e parë dhe udhëheqës i parë edhe në luftrat per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga lakmit e shoveneve serbo-malazez të viteve 1912 -1913-1915.. Dedë Gjon Luli ishte jo vetem pushkë e parë e mbrojtjes të trojeve shqiptare ,por edhe “firmë” e parë në memorandumet , kerkesat dhe protestat e 8 majit 1878 , 13 qershorit 1878 , 15 qershorit 1878 , 16 qershorit , 2 korrikut, 7 korrikut, 7 tetorit, 22 tetorit e 8 nëntorit të vitit 1878, si dhe ato të 21 shtatorit 1879, të 1 marsit 1880 , 12 marsit, 4 prillit , 2 majit , 18 majit , 16 korrikut , 7 gushtit , 15 shtatorit, 19 shtatorit 1880 , 26 prillit 1883 , 9 qershorit dhe 26 qershorit 1883 , të majit 1903… Dedë Gjon Luli shquhet si organizator dhe protagonist i Kuvendit të Greçes të 23 qershorit 1911 që formuloi e miratoi memorandumin (e Greçes) me trajtat e një një programi politik per pavaresinë e trojeve shqiptare ,per të vijuar me kerkesat e 9 shkurtit 1912…(Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare… Tiranë 1978) etj… Vlen të cilësohet se Dedë Gjon Luli njihet edhe si një ndër perkrahesit e zjarrtë dhe nënshkruesit e vendimit prej 7 pikave të dates 5 mars 1899 (të zhvilluar në Shkoder) , në të cilen në emer të të gjithë vilajetit të Shkodres , u shpall besa dhe bashkimi i popullsisë së ketij vilajeti me Kuvendin apo Lidhjen Shqiptare të Pejes (të 26-30 janarit 1899) dhe komitetin e saj të kryesuar nga udhëheqësi trim e patriot Haxhi Zeka etj… (Kristaq Prifti , Lidhja Shqiptare e Pejës , fq.221, Tiranë 2002).
EPILOG:
Familja e Dedë Gjon Lulit është shuar në luftërat për liri , por fatkeqësisht bashkë me Dedë Gjon Lulin u shua edhe një pjesë e atdhetarizmit të trojeve tona, që prej më shumë se një shekulli kanë nevojë per një Dedë Gjon Lul të “ri”… Për këtë ketë heroizem dhe atdhetari të kulluar Dedë Gjon Luli “gezon” titullin e lartë “HERO I POPULLIT” dhe që nga nentori i vitit 2015 është dekoruar nga presidenti i asaj kohe (B.Nishani) me “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”. Megjithë këtë Dedë Gjon Luli nuk ka vorr ku pushojnë eshtrat e tij. (Dedë Gjon Luli ishte varrosë në vorret sëbashku me Franceskanët, vorri me eshtrat e Dedë Gjon Lulit do të tretëshin diku rreth vitit 1967, nga komunistet ateist të Shkodres gjatë luftë kundër besimeve dhe klerikëve të gjallë e të vdekur). Dedë Gjon Luli ka vetem një vorr “bosh” te vorri i djalit tij deshmor Gjergjit , në vendlindje në Traboin . Ndërsa deri me 27 nentor 2015 nuk ka pasur asnjë bust , shtatore apo monument të ndertuar në Republiken e Shqiperisë. Me data 27 nentor (2015) me financimin e diaspores malësore-shqiptare në Amerikë, në qendër të Tiranës (në lulishten e muzeut historik kombëtar ), u vendos shtatorja impozante e heroit të popullit Dedë Gjon Lulit, shtatore që do të zënë në perjetsi vendin që i takon në memorien e historisë të luftrave mbrojtese dhe çlirimtare , që me 28 nentor 1912 u kurorzuan me shpalljen e pavaresisë së Shqipërisë nga Vlora…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.