Hyrje Fjala per Ju... Në prag të ikjes/Makinës nuk i funksionuan frenat, kryeministri Dritan Abazoviç i...

Në prag të ikjes/Makinës nuk i funksionuan frenat, kryeministri Dritan Abazoviç i shpëton aksidentit

0

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dha detaje këtë të shtunë në lidhje me një incident që kishte pasur kryeministri i vendit, Dritan Abazoviç, pak ditë më parë.Dritan Abazović, Prime Minister of Montenegro: Montenegro follows EU policy  one hundred percent - Diplomacy&Commerce Kreu në detyrë i qeverisë malazeze i ka shpëtuar një aksidenti pasi automjetit zyrtar me të cilin ai po lëvizte nuk i kanë funksionuar frenat.Ngjarja ka ndodhur në 31 Korrik, kur Abazoviç po kthehej nga një vizitë në Tivar në një rrugë mjaft të pjerrtë. Makina e eskortës ka dalë nga rruga dhe është ndalur në një hapësirë me zhavorr. Kreu i qeverisë më pas ka zbritur nga automjeti dhe ka vijuar rrugën me një tjetër makinë.Ministria e Brendshme e Malit të Zi sqaroi se po zhvillohen hetime për të verifikuar nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. Sipas të njëjtave burime kontrollet e deritanishme tregojnë për një avari për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që kishte bërë automjeti. Vetë Abazoviç nuk ka bërë komente për ngjarjen.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.