Ne kuvendin tone “me Grate e vajzat Unioni Mirdita”kam kenaqesine tju prezantoj nje bije mirdite Dava Boci Leka.

0
Marjana Suli Brozi    Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
1- Dava si fillim deshirojme te na tregosh dicka per veten tende,per familjen tende.
1- Kam lindur ne fshatin Shengjin te krahines se Fanit, Mirdite. Vendlindja ime eshte nje zone e thelle malore por me bukuri e peisazh magjepses natyrore e veçanerisht ajo e ” Gurit te Nuses ” i cili qendron si nje kurore mahnitese mbi kete fshat.
Ne ate bjeshke dhe ne ato troje ku une kam lindur, paraardhesit e mi te trungut familiare jane pjese e historise me lavdi te kombit tone ne lufte kunder pushtuesit otoman e atij serbo-malazeze. Edhe prinderit e mi se bashku edhe me hallen, nje nene e dyte ne jetet tona ndertuan jeten e tyre ne ato troje.Babai im Mark Nikoll Boçi ne moshe shume te re ishte aresimuar ne Shkollen e Oroshit, Institucion ky aresimore me peshe dhe rendesi te madhe per kohen. Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e in piediMe pas ai vetem 17-te vjeç iu bashkua luftes nacional-çlirimtare duke u inkuadruar ne Brigaden e 5-te Sulmuese. Mbas çlirimit te vendit ishte nder kuadrot kryesore te rrethit Mirdite dhe bashkepunetore i ngushte i Bardhok Bibes. Ai ka kontribuar shume ne fushen e aresimit dhe te shendetesise deri ne mbylljen e karieres se tij ne Shengjin si Kryetare i Kooperatives Bujqesore dhe largimin nga kjo detyre me kerkesen e tij. Nena ime, oh nena ime. Sa e veshtire eshte te flasesh per nenat tona, nenat heroikie te atij brezi. Me krenari te madhe e them se une jam mbese e Oroshit sepse nena eshte bije e Nenshejtit, fshatit te thelle malore qe i perket mbreteria e ajrit, ujit, e bukurise natyrore dhe bjeshkes turistike.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, in piedi e attività all'aperto
Prinderit e mi linden ne keto troje tete femije, tre djem dhe pese vajza.
Une kam jetuar ne vendindje deri ne moshen 12-vjeç.Ne klasen e pare, te dyte dhe te trete kisha mesues babain tim, pra ai eshte mesuesi i pare qe me mesoi shkrim e kendim. Pas mbarimit te shkolles fillore ne Shengjin, prinderit me derguan ne Konviktin e Krumes se Hasit, Kukes nepermjet bursave qe jepeshin kryesisht per aresimimin e vajzave te krahines se Fanit. Une isha nder ato vajza me fat qe mu dha kjo burse. Pas perfundimit te klases se peste u ktheva ne shtepi per pushimet e veres. Me nje mall te papershkruar te nje femije e cila kishte gjashte muaj pa asnje mundesi komunikimi me prinderit, vellezerit dhe motrat, kthimi ne shtepi ishte dita me e trishtueshme e jetes time ne vendlindje. Sa shume gjera kishin ndodhur ne ato gjashte muaj larg prinderve te mi. Ne shtepi gjeta vetem hallen e cila ishte dhe mbeti nena jone e dyte. Te tjeret ishin larguar te gjithe nga shtepia dhe fshati i lindjes time.
Motra e madhe ishte martuar dhe une ate dite e mora vesh. Prinderit, vellezerit dhe motrat ishin larguar nga shtepia dhe fshati per ne Rrethin e Lezhes , ne fshatin Tresh i cili ishte i inkuadruar ne NBSH.Potrebbe essere un'immagine in bianco e nero raffigurante 1 persona
Largimin tim nga vendlindja ne moshen 12-te vjeçare e kam perjetuar me shume trishtim. Por une isha vetem nje femije dhe nuk mund ta kuptoja se vendimi i babait tim per tu larguar kishte lidhje me pasojat shume te renda ne ekonomine familjare te shkaktuar nga reforma e kolektivizimit te bujqesise dhe blegtorise. Vendimi i tij i detyruar kishte te bente me nje te ardhme me te mire te familjes se tij dhe ishte i duhuri per ne.
2- Pse nje vajze 18 vjecare zgjedh te studioje ne ato vite ne drejtimin ushtarak, cfare e afashinon ne kte bote te bukur por pas mashkullore ne sensin se eshte profesion me shume per burra?Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, in piedi, uniforme militare e attività all'aperto
2. Nga fundi i matures dhe ne prag te provimeve shtetërore, nga drejtoria e shkolles jepej nje formular nepermjet te cilit ne do te zgjidhnim tre mundesi studimi ne tre fakultete. Edhe une bera zgjedhjet e mia. Ato ishin ne fushen e mjekesise, mjeke kirurge, farmaciste dhe ate ushtarake.Pas perzgjedhjeve te mia u konsultova edhe me babain tim se cilen nga keto fakultete ai preferonte me shume. Nuk me kishte folur kurre per deshiren e tij qe une te behesha nje ushtarake por ai ishte momenti qe une e kuptova se babai im kishte nje peng te madh nga jeta lidhur me shkollimin e tij si ushtarak. Na kishte treguar se menjehere pas çlirimit te vendit babai im ishte thirrur ne Tirane, ne Shkollen Ushtarake te sapokrijuar per te studiuar dhe pergatitur si nje oficer i ardheshem te ushtrise shqiptare. Por per aresye shume te veshtira dhe te justifikuara familiare ai nuk mundi te shkollohej si ushtarak.Potrebbe essere un'immagine in bianco e nero raffigurante 1 persona
Kjo ishte nje nder aresyet pse ai deshironte me se shumti nga une qe te studioja ne Shkollen e Larte Ushtarake. Por ajo me kryesorja ishte geni, gjaku, zemra e patriotizmi i tij i deshmuar per Shqiperine dhe trojet shqiptare si ne lufte dhe pas saj ne rindertimin e vendit tone. Une jam e lumtur qe zgjodha shkollen ushtarake dhe ndjehem krenare qe eca ne rrugen e babait tim te cilit i jam mirenjohese sa te jem gjalle sepse fale tij dhe perkujdesjes se vazhdueshme ndaj meje si prind une u bera kjo qe jam sot.
3- E mban mend si je ndjere ne diten e pare ne bangat e shkolles kur ndermore kte rruge dhe shkolla ushtarake vec teorise ka edhe pjesen e pregatitjes fizike,ka njohjen dhe studimin e perdorimit te armeve dhe te gjithe armatimit, si arrite te ballafaqohesh me kete fakt?
3. Dita e pare kur une kam hyre ne ambientet e Shkolles se Larte Ushtarake ” Skenderbej ” nuk mund te harrohet kurre sepse ate dite kam perjetuar emocione te cilat me kane shoqeruar gjate, shume gjate. Hyrja ne ate dere te madhe dhe ne ato ambiente te pafundeme ndertesash, lulishtesh, sheshesh, ambientesh sportive ku shihje studente e pedagoge vetem me uniforme ushtarake ishte gjithçka ndryshe nga bota jashte. Nuk ishte aspak e lehte ajo ç’ka se brendeshmi perjetova si nje vajze e re, tashme studente ushtarake e cila ka marre nje vendim te veshtire per karieren e saj por pikerisht kjo gje me bente krenare. Kishin ardhur studente nga te gjitha rrethet e Shqiperise edhe nga Mirdita me te cilat fillova te prezantohesha e te njihesha me to.Per sistemimin tone dhe kompletimin me uniformen ushtarake, armatim dhe gjithçka tjeter te nevojeshme per ne u kujdes me aq dashamiresi Komandantja jone e kompanise se vajzave. Si fillim na u dha mundesia ne vajzave te vitit te pare qe te zgjidhnim vete degen te cilen deshironim te studionim. Kishim kater mundesi zgjedhjeje ne deget: Gjitharmesh, Finance, Nderlidhje dhe Prapavije. Une zgjodha me shume deshire te jem nje Oficere Gjitharmeshe dhe jo e profilizuar ne nje dege.Potrebbe essere un'immagine in bianco e nero raffigurante 1 persona
Dhe keshtu filloi dale-ngadale integrimi me jeten studentore ushtarake.Fillova te pershtatesha me se miri me regjimin ditore, me programet teorike dhe praktike, veçanerisht me ato te pergatitjes taktike dhe te zjarrit si programe baze per degen time, qitjet, pergatitjet fizike dhe gjithçka tjeter te planezuar per pergatitjen tone si kuadro te ardheshem te Forcave te Armatosura te Ushtrise Shqiptare.
Jo vetem per nostalgji te moshes rinore por per shume me shume se kaq e ndjej te ndaj me ju dhe lexuesit tuaj disa eksperienca te veçanta nepermjet
te cilave deshmohet se ne ishim nje brez qe tejkalonte me sakrifice çdo veshtiresi sepse kishim moral te forte, inspirim dhe frymezim per detyren tone te shenjte ne sherbim te mbrojtjes se Atdheut tone. Per kater vite, pershire edhe ate te pergatitjes per mbrojtjen e diplomes, ne studiuam dhe pervetesuam gjithe Artin Ushtarak qe nga periudha e Heroit tone kombetare ” Gjergj Kastrioti “, ate te eksperiencave te lufterave boterore e ndershtetërore dhe deri tek ajo e luftes nacional-çlirimtare. Ne u stervitem dhe u pergatitem fizikisht dhe taktikisht ne terrene e kushte moti shume te veshtira dhe si ne kushte lufte e kurre nuk u ndjeme te dobet perballe ketyre veshtiresive. Pjese e stervitjeve tona ishin edhe tanket dhe ne ekuipazhe te tyre prej te cileve nuk ishte aspak e lehte te hidheshim kur ato ishin ne levizje mesymese sepse çdo veprim i gabuar te kushtonte ne demtime fizike. Çdo vit ne dimer nga nje muaj benim fushime ne terrene malore ku i nenshtroheshim stervitjeve te veshtiresive te medha si ato taktike, te zjarrit, te qitjeve, te ngjitjeve dhe zbritjeve alpinistike ne terrene me shkembinj shume te thepisur si dhe ne prova kushtrimi e gatishmerie per lufte.
Gjate kesaj periudhe studimesh nuk mund te mos kujtoj netet e shumta pa gjume kur na zbardhte drita duke studiuar ne dhomat tona te fjetjes çdo detaje teorike dhe praktike te armatimit si pistoleta, pushke dhe automatik te modelit 56-te, mitroloz i lehte, mitroloz i tende, granathedhes…etj dhe municionet e tyre per te cilet u nenshtroheshim provimeve me vleresime te rrepta.
Pergatitja fizike kishte nje rendesi e peshe te veçante per studentet ushtarak. Ne kishim terrene sportive dhe palestra me te gjitha kushtet dhe paisjet perkatese per pergatitjen tone fizike.
Nuk mund te harroj kurre Borizanin e shkolles tone kur çdo dite me borine e tij kumbuese, frymezuese dhe urdheruese rrjeshtoheshin rreth dy mije studentë e studente per kontroll dhe shperndarje per mesime, stervitje, qitje apo edhe prova kushtrimi te cilat jepeshin naten ose ne te gdhire te dites.
Por jeta jone studentore nuk ishte vetem mesim dhe stervitje. Ajo kishte aktivitete kulturore, argetuese dhe sportive, si konkurse, koncerte, eskursjone, mbremje tematiko- defrimi etj.
Çdo vit ne fund te programit vjetor ne periudhen e veres te gjithe studentet e Shkolles se Larte te Bashkuar na dergonin nga nje muaj kryesisht me program mesim noti por edhe per pushime ne Karpen, Kavaje. Nuk mund te mos permend edhe kontributin tone si studente ushtarake ne ndertimin e hekurudhave si ajo e “Guri i kuq”ne Pogradec ne te cilen kam qene edhe une pjese e ndertimit te saj.
4-Te kojtohet dita e pare e punes?
4. Dita e pare e punes per kedo eshte nje dite e veçante dhe per kete aresye ajo nuk harrohet kurre. Une kam filluar karieren time ushtarake ne Shkollen e Mesme Ekonomike, Lezhe, me detyre Istruktore Ushtarake por qe kryeja detyren edhe te N/Drejtoreshes per edukimin fizik dhe ushtarak si dhe Komandante batalioni i RSHA-se se kesaj shkolle. Fillimi ishte i veshtire sepse isha e sapo diplomuar, pa eksperience dhe shume e re per kete detyre me kaq pergjegjesi sidomos ne nje shkolle te mesme si kjo me mbi 800 nxenes. Perveç kesaj ajo qe une ndjeva veshtiresi ne fillim ishte se nje pjese e mesuesve te kesaj shkolle te cilet me duhej ti komandoja si gjithe te tjeret ishin ish mesuesit e mi.Figura e mesuesit per ne ishte ajo me e çmuara dhe ne perjetesisht ndjeheshim nxenesit e tyre. Kapercimi i ketij raporti ka qene shume i veshtire por qe me duhej per hire te detyres dhe punes.
5- Si ka qene njohja me bashkeshortin tend?
5. Njohja me bashkeshortin ka qene nepermjet lidhjeve miqesore ndermjet te afermeve tane. Ai nuk ishte ushtarak por civil dhe me nje profesion te veshtire qe lidhej me punen ne det.
Ne kemi dy djem te aresimuar. Djali i madh eshte Arkitekt dhe i martuar. Bashkeshortja e tij eshte mesuese Gjuhe-Letersie dhe kane dy femije, djale e vajze. Ata me kane bekuar me statusin ” Gjyshe “. Djali i dyte eshte student ne Fakultetin e Drejtesise, Tirane.
6-Ushtarake ne profesion nderkohe bashkeshorte,mami mike zonje a beheshin thjeshte bashke te gjithe kto role?
6-Te ishe nje grua ushtarake, nje bashkeshorte, nje nene dhe nje zonje shtepie nuk ishte aspak e lehte. Pune jone nuk ishte vetem ajo e perditeshmja ditore por ishte gadishmeri ne çdo moment te 24-ter oreve, diten dhe naten. Sa e sa here une dhe familja ime e kemi perjetuar te lenit e tavolines se shtruar ne dite festash e gezimesh kur me vinte urdheri per prova kushtrimi e gatishmerie dhe paraqitesha ne repart apo ne vend-komanda te kohes se luftes. Kjo ishte nje sakrifice e madhe familjare dhe veçanerisht e veshtire per femijet e mi. Por ne ja kemi dale sepse kemi qene te pergatitur per ti perballuar keto veshtiresi.
7-a je ndjere keq ndonjehere ne kte bote te jeshilte pothuaj burrash?
7- Nuk jam ndjere kurre keq ne boten e jeshilte, ne ate ushtarake ne te cilen dominojne burrat. Perkundrazi jam ndjere shume e respektuar dhe e mbrojtur prej tyre. Ne ushtaraket kami nje kod te pashkruar por qe na ka udhehequr gjithmone ne karieren dhe jeten tone. Ai eshte uniteti jone ne dite te mira dhe ato te veshtira per ne dhe familjet tona.
8-Sa e sheh te modernizuar ushtrine sot?Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e in piedi
8- Pyetja juaj se sa e shoh une te modernizuar ushtrine sot, me se pari me shkakton dhimbje per faktin dhe fatkeqesine e madhe se si gjithe ajo fuqi mbrojtese e saj, gjithe ai arsenal armatimi e municioni, gjithe ajo pasuri e inventarizuar deri ne vitet 90-te si prone e ushtrise dhe e popullit shqiptare e qe kapte vleren e mbi 130-te Miliard dollareve, ne vend qe te administrohej ne funksion te modernizimit te ushtrise pas renies se sistemit komunist, ajo u shkaterrua.E them me bindje te plote se shkaterrimi i ushtrise dhe fuqise mbrojtjes te Shqiperise ishte nje axhende antishqiptare dhe antikombetare qe u realizuar ne menyren me brutale nga politikane, qeveritare dhe ministra te periudhes se tranzicioni 30-te vjeçare te cilet per pushtet dhe pasuri shiten interesat e Shqiperise dhe te kombit shqiptare.
Se dyti, te flasesh sot per modernizim te ushtrise kur ajo nuk ka shtyllat mbrojtese te struktures se saj eshte hipokrizi e madhe. Forca mbrojtjese e ushtrise mbeshtetet ne tre shtylla: 1. Forcat Tokesore, 2. Forcat Ajrore dhe 3. Forcat Detare. Ushtria shqiptare nuk ka me as force ajrore dhe as force detare. Hapesira ajrore dhe detare shqiptare monitorohet nga fqinjte tane anetare te NATO-s, Italia dhe Greqia kur kjo e dyta ka akoma ne fuqi Ligjin e Luftes me Shqiperine. Ndersa Forcat tokesore te cilat perfaqesohen me nje njesi ushtarake, ate te Brigades me tre batalione kembesorie te cilat jane te kompletuar me armatim te kalibrit te NATO-s i realizojne detyrat e tyre ne partneritet me aleancen por ato nuk mund te realizojne mbrojten teritoriale shqiptare. Te jesh nje shtet pa ushtri dhe te duartrokasesh se je anetare i NATO-s ndjen dhimbje te madhe per vendin dhe kombin tend. Kjo eshte e vertete e hidhur por eshte fakt.Potrebbe essere un'immagine in bianco e nero raffigurante 2 persone, bambino e persone in piedi
9-rritja profesionale si ka qene ,ne cfare grade je vleresuar?
9-Rritja ime profesionale ka ardhur gradualisht. Kam patur fatin te kryej detyra me rendesi dhe te avancoj me njohurite dhe aftesite e mia profesionale fale edhe ndihmes se eproreve.
Edhe pse kam pasur shkeputje nga Forcat e Armatosura per shkak te te ashtuquajturave reforma perseri kam arritur te avancoj si ushtarake aktive me Graden ” MAJORE “. Ndersa sot Ligjerisht gezoj te drejten e Grades NENKOLONELE (P), ne pension.
Marjana se fundmi te falenderoj shume per kte bashkebisedim ne kuvendin tuaj e tonin,ne fakt jam zgjat pak por me beso me eshte dukur sikur e kam perjetuar se dyti jeten time ne keto kujtime reale te jetes time.
Midis grashe kjo gje eshte e natyrshme dhe e bukur te tregohesh.
Kjo ftese e juaja Marjana me riktheu pas ne kohe.
– Dava ube te falenderoj shume per kto kujtime me shume vlere per ju si person por edhe per lexuasit tane e uroj te jene frymezim per ata qe aspirojne te jene ne profesion ushtarake.
Faleminderit nga zemra Dava!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.