U arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash dhe këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin.Kërkesa e SPAK-ut ishte ”arrest me burg”. GJKKO e la në fuqi pra në qeli.Kryeministri grek Mitsotakis ka bërë thirrje se duhet të lirohet nga burgu pasi është arrestuar etnikikisht dhe politikisht.Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua këtë të hënë me ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën.”Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social.