NË INSTITUTIN E TRASHIGIMISË KULTURORE- SHKUP

0
116
Sot , më 24 qershor 2024, kisha nderin të shkoj në “Institutin për Trashigimi Kulturore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Shkup, për dy raste të rëndësishme: në promovimin e nxënëses sime të talentuar, dr Valdeta Kasapi që bashkë me Adelinë Haskajn e paraqitën librin e tyre të përbashkët, “GJUHA E SHENJAVE SHQIP” , dhe unë ia dorëzova tre egzemplarë të librit tim, “Nëpër stinët e kohës”, bibliotekës së këtij institucioni aq të rëndësishë të kulturës shqiptare këtu në Shkup, drejtorit të Instututit, dr. Skender Hasanit, gjithashtu nxënësi im.Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz duke buzëqeshur
Ishte kënaqësi të jem në mesin e ish nxënësve të mi, kolegë e profesorë. Moderatori i shkëlqyer, ishte Avni Qaili, i njohur si përçues i shumë sferave të kulturës shqiptare, duke nisë nga mediat, e duke dalë deri në shfaqe të organizimeve të mëdha muzikore në Shkup. Fjalë morën redaktor e recenzenti, pr. dr. Havzi Mustafa, dr. Zekirija Ibrahimi, dr. Skender Hasani, dr Valdeta Kasapi, Adelina Haskaj, . Libri është i pari i llojit të vet. Është një libër me shenja, alfabeti shqip për njerëzit me nevoja të veçanta, për ata që nuk dëgjojnë e nuk flasin. Ky doracak, me alfabet shqip, për herë parë – u tha se duhet të zbatohet kudo. Duhet ta dinë të gjithë. Është alfabeti i gjuhës, i kuptimit, dhe i dëgjimit.Mund të jetë një imazh i 4 persona
Pjesmarësit dhe një donator, drejtori i Eftinia Impeksit, zotëri Fatmir Emini, i dhanë një ngjyrë të bukur këtij institucioni shqiptar, që me punimet e veta e institucializon dhe përhap kulturën shqiptare nëpër trojet tona. Të gjithë të punësuarit ishin në valën e punës , në këtë kohë vape. Pastaj , Valdeta na dërgoi në një koktej të këndshëm.
Uroj kështu, plot me vrull të vazhdojnë me punë të tjera të sferave gjuhësore e letrararo- artistike shkencore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.