NE DY DITE SHKODRA “BEHET“ ME DY PREFEKT

0

Në hapësiren kohore të 24 orëve, Shkodra është bërë me dy prefekt, por edhe me dy Task Force. Me prezëncen e OSBE, është organizuar një takim dy palesh në mes dy instucioneve të prefekturave Shkoder dhe Vlorë. Në këtë takim, I cili ka zgjatur pak më shumë se dy ditë, ështe diskutuar dhe debatuar rreth pervojes, dhe rrugve që duhet të gjënden per të minimizuar kultivimin dhe perdorimin e bimëve narkotike. Keto takime kanë patur ne fokus pikrisht këte problematikë, nga ku stafet perkatese të dy prefekturave me në krye prefektin e Shkodres Çesk Millja dhe atë të Vlores Flamur Bime, kane sjellë pervojen e tyre në këte drejtim. Axhenda e gjithë kësaj veprimtarie ka qëne në Bashkinë Shkoder dhe në Bashkine M.Madhe, ku në këtë të fundit, krahas takimeve në qytetin e Koplikut, pjesë e kësaj axhende ishin edhe fshati piktoresk i Reçit dhe Lepusha

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.