Në ditën e Rinisë/Mimoza Rexhvelaj:Nuk jan zogj që fluturojnë, por rinia që iken…

0
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pallto sable
Thash të shkruaj dy fjalë për Rininë, se ka festën sot, por nuk di nga t’ja nis…
Nga ata që shtegtuan dhe ikën rrugëve të botës, pa kthyer kokën pas,sepse këtu jua plasët dyert mbi fytyrë?
Nga ata që jua këputët ëndrrat, krahët, shpresat dhe i latë në errësirë, u kujdeset që t’jua mbyllnit të gjitha shtigjet, dyert, dritat që mos të gjenin më motiv për t’u kthyer një ditë…
Nga ata që punojnë me orë të zgjatura dhe nuk marrin mundin e tyre?
Nuk paguajnë dot qiran, dritat, ujin, taksat, nuk ushqehen shëndetëshem…
Nga ata që nuk shkuan dot në shkollë se nuk kanë mundësi ta paguajnë shkollimin se familjet e tyre me zor mbijetojnë?
Ku janë rinia e vendit tim?
Rrugë bosh…
Shtëpi bosh…
Fshatra bosh…
Qytete fantazëm që nuk këndon më qyqja…
Do uroj qeverinë sot që me politikat e saja të shpopullimit ia arriti qellimit ta bëjë këtë vendin e shqiponjave në azil për pleq.
Dhe besoj që “Shqipëria 2030” që po projektojnë e trumbetojnë aq shumë është hija e frikshme e braktisjes totale nga Rinia…
Gëzuar ditën Rini!
Gëzuar në çdo cep të botës që të jesh e kam një lutje për ty.
Kthehuni në atdhe dhe dilni zot vendit se e vetmja shpresë për ndryshim jeni ju! 🤍

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.