NË DITËLINDJEN E KOLEGUT E MIKUT , SAJDO HARKA …

0

Nga : Murat Gecaj

Sot nga mesdita, një pjesë e “Kompanisë lëvizëse”, siç e kemi pagëzuar ne, ishim të ftuar në një gëzim të veçantë, nga kolegu e miku ynë i pandarë, përmetarit Sejdo Harka, publicist e studiues dhe drejtor i një shkolle jopublike të kryeqytetit.

Ne, të pranishmit (shkrimtari e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”; shkrimtari i njohur e publicisti Viron Kona dhe arsimtari veteran e publicisti Ibrahim Hajdarmataj, nga fshati Zogaj i Malësisë së Gjakovës-Tropojë dhe unë), aty në lokalin e Gazit, në anë të “Unazës”, jo larg nga Tregu i Madh i Tiranës, ngritëm dolli dhe i uruam atij, nga zemra:

Jetëgjatësi, me shëndet, mbarësi e krijimtari, si dhe gëzime e lumturi të përhershme, për veten e famijen e tij të nderuar!

Me biseda të këndshme e duke ngritur dolli dhe, pse jo, shoqëruar me ngapak humor, minutat kaluan shpejt, pa u ndjerë. Kur ne ramë disi në qetësi, mori në celular, nga Durrësi dhe e uroi Sejdon për ditëlindjen, arsimtari veteran e publicisti, Kadri Tarelli…

Ndër  të tjera, kujtuam vitet vitet e paharruara të punës në gazetën e Ministrisë së Arsimit “Mësuesi” (më pas revistë), po kështu kolegë e miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë, nga të gjitha anët e Shqipërisë. Por aty  folëm edhe për librat tanë të botuar e planet për botime të reja, si dhe publikimet tona, në shtyp e në faqe të ndryshme të Internetit. Njëzëri, e falënderuam mikun e përbashkët, drejtorin e “Fjalës së Lirë”, në Londër, Dr. Fatmir Terziu, i cili i bën publike shkrimet tona, me përparësi e profesionaliizëm.

Në kujtim të këtij takimi mbrësëlënës, me aparatin e Bardhylit e timin, fiksuam disa fotografi, që janë kujtim i paharruar për ne. Dy  prej tyre, po i bashkëngjes me këtë shënim të thjeshtë.

…Në fund, ne u ndamë përzemërisht me njëri-tjetrin, duke e uruar përsëri Sejdo Harkën, për ditëlindjen e tij. Por dhe u shprehëm, se mbetemi në pritje të takimeve të tilla, të bukura e të gëzueshme, për secilin pjesëmarrës.

Tiranë, 3 shkurt 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.