g.vuçaj
JE…
Shirat nuk e lagin
Kujtimin për ty
Djelli nuk e thanë
Lotin në sy….
Erërat se përmbysin Dashurinë
Kohërat nuk e sjellin
Harrimin….
Në çatinë e poezisë ,kujtimi yt jeton,
Në muzun e zëmrës përjetsisht gjallon….
DRAMCË POEZIE
…Më ke pa në ëndërr
Nga vija tek ti…
Më ke fshehur në zëmër
ndaj s’më pa njeri….!
….
Dhe shpresën se tretëm, e mbajtëm përgjithëmonë
Në fushat e betejes të etur veë për dashuri .
Ditë e natë në luftë me padrejtësinë e jetës sonë
Prapë se prapë beteja fitohet me zjarrin që jep ngrohtesi…
Ne syt e tu
Dashuria ime e lodhur zgjohet…
Në qerpikun tënd, ulet me pushu…
Aty gjen qetesine, ndaj nuk largohet….
Veçse askujt s’don me ju anku..!
IKJE
U nisë këtë mëngjes, e tha me vete ; Ditë e mirë
Nuk piu as ujë e as kafe nuk piu, eci në këmbë
Askujt s’tha mirëupafshim, dhe askujt s’itha lamtumirë.
Kështu la pas ikjen dhe pëndimin që dikujt fortë i dhëmb…!
Ajo ikje pa kthim ngjasonte si një akullore tek shkrihet në duar
Ajo iku me këshillën e akullores që fëmijes i jep një i akollorizuar…!
MIKES TIME
Ta dish o mike, një ditë do ikim nga kjo botë
ashtu siç kanë ikur t’paret tanë
Në atë ikje do ketë , dy pale lot
Ata që s’na duan ,me shume do qajnë.
E do të harrohemi nga këta atherë…
E dheu i zi do t’na tres
Dhe ata që qajtën më pak por na deshën më shumë
Ringjallje do ketë kësaj here
Aty ku jemi sot tek dashuria, do jemi Ti dhe Une…!
CIGARJA E FSHEHUR…
Të gjithë kur jemi të vegjël
burra duam të bëhëmi
fshehurazi duhan tymojm
s’kemi lënë vënd pa e fshehur
Vetëm prinderit të mos na shikojne.
Oh sa herë, na ka humbur..
Vendin ku është fshehur , se kemi gjetur…
Paktën tëndë e fsheha unë O bir!
E dija që ti je “bere” burr
Dhe kur hunda të të çahej
Do të ishte kështu me mirë
Ndize hapur, mos thuaj se pi kurr.!
Rastësisht e gjeta ku e kisha fshehur
Nuk e di pse lotet rroodhën sikur
të isha……. i dehur……………………!
SOT
Sot më bëri një “telefonatë” Dielli
Më tha :Thuaj mikes
Zëmren nuk ta përvlojë
Me dashuri……..
Vapën e flladoj……
Vec per Ty , se Je supër Njeri….!
MJEKRA…
Përherë i kam patur inat
burrat me mjekër…
çuditerisht kësaj radhe
kam mendim tjetër.
Në mjekren e këtij njeriu të madh
me ëmrin Rexhep Qosja pashë…..
të “fshehur” Migjenin, Ramiz Liken, Dodë Kaçajn
Sali Manin e…..
Sa qorr paskëm qënë, me vete thashë….!
Në fakt ata që ishin atë ditë, syri mëndjes nuk i pa
Ah, kjo mjekra e profesor Rexhep Qosjes….
Sa të fshehta duket se ka………………………………….!!!
DIKUSH MENDON PËR TY
Që nga ajo ditë në at vënd vëndos lule
Ishtë një cast i bukur kurr për t’mos u harruar
Ti ike , lë një fjalë, si thikë në zëmër e ngule
Kur dikush mëndon për ty, ti je e lumturuar
Këtë shprehje të bukur tek ti e dikund e lexova
Dhe unë ndofta atë ditë aty gjeta veten
Për një cast botës I thash :Ej të degjova!
Me zjarrin perzhitës e lyem Ti dhe Un jeten.
NGJASIM
Sa u ngjajnë popujt detëve!
Dhe detët sa u ngjajnë popujve!
Kur zëmrohen dallgët e tyre
Të rrembejnë , të marrin me vehte.
Kënga e tyre ngjitet në lartësi
Vallëzon në qiellin e pastër
Dhe loz me yjet siper rëve.
Zëmërimi ecen , ecen nuk ka qetësi.
TË TUAT BUZË
Buzët e tua
Rëtë po qajnë
Hëna qeshë pas shpinës së tyre
Më syt e tu më ngjajnë
Buzët e tua u japin rrezeve të Diellit ngrohtësi
Tek unë buzqëshja e embël e tyre, veç dashuri .!
NDIHMESIT
Era ndihmon zjarrin për të djegë…
Loti ndihmon zëmrën , për të shuar mallin….
Prushi, ndihmon njeriun, bukën për të pjekë
Dashurinë e ndihmnon urrejtja
Per të ndar të vdekurin nga të gjallin
E me gjithë këto ndihma………………..
Prap se prap, njeriun e ndihmon vetja.!
GRUAJA
Eh.. .ç’farë rëndësie ka për ju!
Ishte gruaja ime , apo e dikujt tjetër?
Ajo aty në shtrat ishte veç me mu
Gruaja kjo krijesë magjike kryevepër.
Dua t’ju terheq pak vëmëndjën
Kur iku i mori të gjitha rrobat me vete
Tek unë kishte harruar veç zëmrën
I mblodhi të gjitha, më la dhe një buzëqeshje.
Gruaja…!
Gjithëmonë mbetët një lum që rrjellë
Oh sa shumë dashuri ecin në rrjellat e tij
Sa shumë gjera të harruara në jetë përcjell
Dikund një rrobë, një buzëkuq, një dashuri.
Mbase kish mbetur në shkëmbijët u lumit
Për të gjitha këto , kjo grua ka një ëmër
I harron të gjitha për dashurinë një burrit
Të gjitha , të gjitha i mori nga shtrati, veç at zëmër…
FLUTURA
Duket se kurreshtar u linda
Ndaj qaja se s’më tregonin
Për krahet e futures
Që kasha kapur me dy gishta.
Qaja dhe kur fluturen e lëshova
Më dhmbej që më iku nga duart
Më pas herë qeshja, herë këndoja
Për fluturen time të bukur , të urtë.
Në gishtat e mi, ka mbetur pluhuri i krahëve të saj
Gjithë jetën do ta mbaj mënd at flutur…
Në fëmijëri më bëri të mësoj të qaj
Tani , se si dhe fluturim , të jemi të lumtur…!
DASHURITË JANË PROLETARE
-Një i varfër e mësoj se qënka proletar-
Melodinë e këngës
Më vete persëriste
Ti o vrasterë e zemrës
Mos u besdisë!
Kumbojnë grushtët drejtë qiellit
Un i destinuar për të vdekur i varfër
Do të jem pushtues i Hënes e Diellit
Edhe kjo kohë paska nevojë per proletaret.
Ne flasim pak po ndihet zëri i jonë
Ju për këtë realisht sjeni fajtor
Ca serevile sahanëleprës veshet u a bllokojnë
Janë nga soj i barëngrënsve mjekërborë
Melodia e këngës
Vazhdon të përseritët
Se jo çdo dashuri e zëmrës
Me heshtje humbët apo vidhet!
UDHËTIM NJOHJE
Në jetë njoha shumë njerzë
Realisht të fundit njoha ty….
Njohja do vazhdojnë se kalavjers
Që të bëhën ferrë ne sy…
Nuk ka tregues më të sakt se koha
Të vënë në provë, po deshe ik prej saj
Dhe më heshtje më njohe dhe të njoha
Flejmë në gjumin e ndarjes dy fajtor pa faj!
Orët dhe ditët janë vënë në rresht
Me ecjaket e tyre ashtu si këmba dhe zëmra
Si ndalon dot mosbzajtja dhe pse heshtë…
Si këmba dhe zëmra udhëtim nëpër gjëmba!