Aleksandra Pasko
Gjithmone me kishte gerricur deshira te shikoja Akropolin ,kete keshtjelle te madhe,ngritur mbi nje koder,mbi eshtrat e qyteterimit te lashte.Gjithmone Athina me lidhej me Akropolin ,dhe me dukej e manget kur njerezit me flisnin vetem per qytetin e madh dhe modern.Vizitova Greqine,shume vite me pare,kur ajo ishte ne kohen e lulezimit te saj.Mbresa e pare ishte pamja e mrekullueshme qe shpalosej nga lart.Nje toke e futur thelle ne det ne formen e gishtave ,e shume ishuj te vegjel qe e pikelonin anash.Mjetet lundruese si pulebardhat ,ishin banoret e ketij gadishulli piktoresk.Me ne brendesi dalloheshin katroret e trekendshat shume te rregullt,qe flisnin per nje arkitekture rregulluese qe ne formimin e ketij qyteti.
Ishte prag Krishllindje e Viti te ri,kur shkova une.Cuditesha me bollekun,me ndricimin,me dritat qe te linin pershtypjen sikur binte shi,me pemen e madhe sa nje kala e plot ndricim te vendosur ne mes te qytetit.U lumturova qe naten e Vitit te ri e kalova jashte,mes qindra njerezve,duke degjuar kengetaret me ne ze,u mrekullova kur i gjithe qielli u perflak nga mijra fishekzjare qe binin nga cdo cep i Athines.Endrra ime ishte aty, tek Akropoli…
Pasi kaluam rrugen,ku tregetaret tregtonin zejtarine e tyre, filluam t‘i ngjitemi kodres ,te mbushur plot me peme portokallesh e qitrosh. Shpejt u ndodhem ne qytetin e lashte antik qe nuk i dihet data e lindjes,por qe dihet se eshte i lashte, rreth kater mije vjet para Krishtit.Ruheshin me shume kujdes amfiteatrot,pjese te mbetura nga objektet e kultit ,shtylla mbajtese,gure te gshendur dekortive,si dhe pjese muresh e themelesh te ndertimeve te asaj kohe.Ne maje te kodres si kala, lartesohej Akropoli,qe ruante ne gjirin e tij kryeveprat e qyteterimit antik.Brenda nuk lejoheshin fotot,dhe vitet qe kane kaluar, kane fshire shume gjera nga kujtesa ime ,qe une te mund te shkruaja me hollesi.
Kur futesh brenda ndjen se je duke udhetuar shume vite te shkuara.Statujat madheshtore,bustet,gdhendjet e gureve dekorative,te bizhuve te gurta,te zbukurimeve ,te njohin me shumecka: me lufterat me prijesit,me bukurine helenase,me artin a asaj kohe.U perpoqa te lidhja ate qe shikoja me ato qe kisha lexuar,por mu duk vetja shume e varfer,krahasuar me ato qe pashe.Ne kthim perballe Mitropolise,ishte vendosur statuja e Skenderbeut.Sa u gezova dhe sa krenare u ndjeva! Qendrova dy jave dhe pashe shume,por Akropoli me mbeti ne kujtese. Isha edhe une nje vizitore e asaj keshtjelle qe do te kete gjithmone vetem nje date lindjeje.