Ndryshojnë procedurat për emërimin e drejtorëve të shkollave të mesme

0

Procedurat për emërimin e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave si dhe pezullimin apo shkarkimin e tyre nga detyra kanë ndryshuar. Ky udhëzim i botuar tashmë në fletoren zyrtare ka ndryshuar, duke ulur kështu pikëzimin e vlerësimeve ndaj këtij target grupi.Një komision vlerësues do të jetë ai që do të zgjedhë se cili kandidat i plotëson kriteret për të qenë titullari stitucionit arsimor.

Përpara ndryshimeve, anëtarët e këtij komisioni hartonin një listë prej 5 pyetjesh që vlerësohej me nga 10 pikë secila.

– Advertisement –

Ndërkohë, në bazë të ndryshimeve, pyetjet ndaj kandidatëve do të vlerësohen me nga 2 pikë secila. Po ashtu edhe nga secili anëtar i komisionit vlerësimi individual për përgjigjet e dhëna do të bëhet me vlerësim nga 0 në 2 pikë, nga 10 pikë që parashikohej vlerësimi i mëparshëm.Në dosjen e kandidatit përfshihen të dhënat për autor tekstesh, shkrimesh, doktoratura e ndjekur, kumtesa të mbajtura, gjuha e mbrojtur e huaj, nota mesatare e studimeve të larta dhe vjetërsia në punë. Nga celularët te.../ Zbardhet dokumenti me rregullat e reja për shkollat  9-vjeçare e të mesme | JavaNews.al  Për të plotësuar pikët e një kandidati komisioni shqyrton të dhënat edhe për  konfliktin e interesit të anëtarëve të komisionit, duke verifikuar vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.Ndërkohë në shkollat e mesme që kanë mbi 800 nxënës, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit të miratuar në korrik 2023, do të kenë 3 nëndrejtorë që do të japin vetë mësim, duke ulur kështu ngarkesën e mësueseve.Më herët, limiti ka qenë mbi 900 nxënës. Udhëzimi parashikonte se shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.