Nga :Qamil Gjyrezi
Në vitin 2004 filloi përpilimi i një projekti zhvillimi 2005-2015. Ky projekt i shkruar edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, pavarësisht se u ndryshua edhe për intersa personale në dëm të komunitetit, ndikoi në zhvillimin e qytetit të Shkodrës, në planin ekonomik, kulturor, social biles dhe psikologjik.
Nganjëherë të kthehe mbrapa, të ndihmon të ndërtosh të ardhmen personale dhe mbi të gjitha për ata persona, që duan të jenë prezent në politikë duhet të kenë projekte të qarta për zhvillimin e qyteteve dhe komuniteteve ku jetojnë. Zgjedhja e kandidatëve “një antar një vote” për pushtetin qëndror dhe lokal në P.D., për drejtuesit e Bashkive dhe përfaqësuesat në parlament është një hap shumë i rëndësishëm. Kam besimin e plotë se do të japi rezultate shumë pozitive për zhvillimin e qyteteve tona me një menalitet modern dhe kalimin e krizës së thellë ekonomike dhe shoqërore që krijoi Rilindja dhe Edi Rama në këta 7 vite! Po përmendi vetëm një projekt i cili i ka kushtuar shqiptarëve me miliona euro, “Rilindja urbane’, që duhet rë rishikohet në të githë Shqipërinë. Dalja nga kriza kërkon angazhimin e të gjithëve pa dallime politike, por kryesisht atyre që do të marrin votën e qytetarëve për t’i drejtuar deri në vitin 2025. Biles e shkruajta edhe në titull, deri në 2030 mbasi janë edhe afatet e integrimit tonë në B.E. dhe projektet e zhvillimit 10 vjecare janë edhe modelet e B.E.-së.
Në vitin 2005 u projektua një projekt zhvillimi për vitin 2005-2015. Nga ky projekt i shkruar Shkodra mori një zhvillim të caktuar, shumë të mirë që duhet të cohet edhe më përpara. Një pjesë e projektit ishte edhe Komisioni i artit, Akademia e arteve që u menaxhua keq dhe Filarmonia e qytetit.
Në vitin 2005 kam qenë projektor i aktiviteteve të kulturës. Kam besimin e plotë se kandidaturat e Shkodrës, P.D.-së duhet të jenë nga fusha të caktuara dhe përpilimi i një projekti 2020-2030 është i domosdoshëm në bashkëpunim me partnerët tanë europianë dhe amerikanë.
Në këtë periudhë 2005, u vlerësuan edhe shumë artistë me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës, Ramadan Sokoli, Marie Kraja,Tonin Tërshana dhe Tinka Kurti etj.
Projekti 2020-2030 duhet të parashikojë qartë prioritetet për qytetin e Shkodrës, kryeisisht në ekonomi dhe infrastrukturë, pa harruar kulturën, historinë dhe ceshtjet sociale dhe psikologjike.
Në kandidaturat e propozura në Shkodër, ka shumë të rinj të aftë të cilët kanë përfunduar studimet brënda dhe jashtë vendit dhe kanë një formim shumë të mirë. Projektet e tyre duhet të marrin vlerësim të vecantë për Shkodrën 2030.
Shkodra e teknologjisë së informacionit dhe turizmit 2030!
Në një takim electoral zoti Basha vizitoi një qendër të tennologjisë së informacionit në Shkodër. Për të hapur vende pune në të ardhmen Zoti Basha ka marrë garanci edhe në Gjermani. Fazonët nuk lujatën ndonjë rrol të madh në rritjen ekonomike, vetëm mbajtën me bukë, “frymën” e familjeve shkodrane. Turizmi malor dhe bregdetar me nivel, duhet të marri një rëndësi të vecantë për zhvillimin e Shkodrës dhe Malësisë së madhe, krahas prioriteteve të tjera si dhe bujqësisë moderne.