MOS DO TË BJERË QIELLI MBI LULET E SAKSISË TIME?

0
172
Zade Kuqi  May be an image of 1 person, sitting, tree and outdoors
Juve ju duket ky mendim që nuk ka një gëzim
dhe buzëqeshjet i shoh pse janë vënë në pikëpyetje,
prandaj di që ai e lëshoi trëndafilin të ecte mbi ujë,
për me shkuar larg, duhej të nisej heret.
Hakmarrja, oh, ajo, dhe thinjat e saj si notojnë!
Thinjat e saj si nuk plaken kurrë?
Po kërkoj shpirtin e kërrusur të dashunisë
në flladin e agut, pas dritare – gjethesh.
I kam në mendje dhe i shoh prapë korridoret
në forma të qenieve që nuk i bëjnë ballë jetës së gjatë,
sa vetë shekujt e kapitujt e pashënuar nga një ditar.
Ndalem dhe ngulis gishtin në tëmtha,
nuk diferencoj shpesh pyetjet, kur përgjigjet nuk banojnë
në këto barka dhe qeniet që hipin mbi ato, pa kuptuar
nëse mund të shpjegojnë, ku do të jetë fundi
i një skene teatri, kur aktorët dhe aderuesit
mund të jenë vëllezër, por kurrë nuk njihen
e fantazmat gjersa puthen,
ndërrojnë zemrat e njëra-tjetrës.
Mbi shtylla semafori, nga ngutia, disa gjethe
krejt papërcaktueshëm përplasën kokën,
tash nuk jam mirë nga pjesa e supeve e qafës
që shoh, pse të trullosura ato,
nuk kthehen në degën prej nga ranë.
Kur ai e lëshoi trëndafilin të ecte mbi ujë,
uji e trëndafili isha bërë unë… por të kthehesha,
kur do kthehesha nga atje…që, ku po shkoja, s’di?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.