MIQESIA E VERTETE….

0
Ai mori në telefon shokun e tij dhe i tha: Nëna ime është shumë e sëmurë dhe nuk kam para për ilaçet, të cilat janë mjaft të shtrenjta.
Shoku i tij u përgjigj: Mirë miku im, më telefono pas një ore..
Ai i telefonoi shokut të tij pas një ore, por telefoni i tij ishte i fikur! Dhe e mori në telefon përsëri dhe përsëri por më kot, derisa u mërzit dhe nuk u përpoq më. Kështu ai vendosi të kërkonte dikë që t’i jepte para për të blerë ilaçin e shtrenjtë, por nuk gjeti asnjë!
I zhgënjyer ai tha: “Unë ndjej se e gjithë bota është shumë e vogël dhe se universi nuk është më i madh, unë mbeta vetëm” ai ndjehej i trishtuar për mamanë tij të sëmurë dhe më shumë trishtim, sepse ishte i zhgënjyer nga shoku i tij dhe dyert e mbyllura që gjeti në të gjitha përpjekjet që bëri, për ta ndihmuar..

FJALA – NDJENJ
Ai u kthye në shtëpi dhe gjeti nënën e tij duke fjetur me ilaçin pranë në jastëkun e saj!!!
Ai shkoi te motra e tij dhe e pyeti se kush i solli ilaçet? Ajo i tha: Na e solli shoku yt !!! Qau, qau, qau dhe doli nga shtëpia duke kërkuar mikun e tij në rrugë derisa e gjeti. Ai tha: Të kam marrë shumë herë dhe telefoni yt ishte i fikur..
-Po! Shita telefonin tim dhe bleva ilaçin për nënën tonë!!…
Përfundimi: Kur të ndani përkushtimin nga interesi, atëherë do të kuptoni se çfarë do të thotë miqësi e vërtetë..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.