Ministrja Kushi takim me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”: Së bashku do të reformojmë kurrikulat dhe strukturën e organizimit

0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi organizoi një takim me stafin arsimor të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për të diskutuar rreth disa shqetësimeve dhe problematikave të shfaqura vitet e fundit në këtë institucion arsimor.“Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë nuk është thjesht një shkollë, por është një vlerë e jashtëzakonshme, një histori suksesi, një trashëgimi e pasur kulturore, për të cilën kemi të gjithë përgjegjësi ta ruajmë e ta lartësojmë”- shprehet ministrja në rrjetin e saj social.Ajo shton se së bashku me mësuesit diskutuan disa nga problematikat e viteve të fundit dhe vendosën të fillojnë një proces të ri reformimi, që nga rishikimi i kurrikulave, planeve, programeve e deri tek struktura e organizimit të saj.“Liceu artistik meriton të jetë gjithmonë në majat e artit dhe përgatitjes së talenteve shqiptare”- e mbyll postimin e saj ministrja Kushi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.