Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka pritur një delegacion nga Universiteti i Tuscia, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri.“Në kuadër të objektivit tonë të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, mirëprita në ministri Prof. Dr. Stefano Ubertini dhe delegacionin e tij nga Universiteti i Tuscia në Itali, me të cilët diskutuam gjerësisht për nisjen e bashkëpunimit me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”- shkruan Ministrja.Ajo nënvizon se gjatë takimit fokusi ka qenë në hedhjen e hapave konkretë për programe të përbashkëta studimi, projekte të kërkimit shkencor dhe shkëmbime të ndryshme mes pedagogëve dhe studentëve.