Mega-operacioni i SPAK, arrestohet biznesmeni nga Velipoja

0
135

Nga 50 urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli.Bruli është i dyshuar për veprimtari kriminale.

Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.

Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.(vox news)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.