KADRI UJKAJ
Fillimisht: Urime nga zemra te gjithe mesuesve ne diten e tyre festive, 7Marsin! Dita e sotme, Dita e Mesuesit, 7 Marsi , filloi brenda meje , krejt ndryshe nga ditet tjera :
Sapo kjo dite veneracioni, per punene e shenjte te mesuesit hapi krahet, urimin e pare ia dhurova vetvetes, partneres sime, shoqes se jetes, koleges prej disa dekadash ne rrugen e nderuar te mesuesise, nenes se tre femijeve te mi te mrekullueshem, qe erdhen ne jete, linden dhe u rriten se bashku me ne, sa si femijet, po aq edhe si nxenesit tane, sic ngjau ne jeten e cilitdo cifti mesuesish, femijet e te cileve sot jane qytetar ne RSH apo Perendimin e enderruar nga Rilindasit tane te medhenj. Nje kokteil i organizuar nga Bashkia Koplik ne lokalin “Brajan” si dhe ne vijim nje festim se bashku me mesues te disa shkollave te M.Madhe, vecmas me stafin e Qendres kulturore te femijeve ndaj te cileve u jam mirenjohes per respektin dhe admirimin e vecante ndaj meje si ish-drejtor i ketij institucioni per shume vite, me lane ndjesine e cuditshme te raportit brilant, te komunikimit dashamires me njeri-tjetrin, por edhe keqardhjen ne shpirt: Akoma jemi shume, shume larg asaj mbeshtetjeje dhe veneracioni, qe meriton puna e shenjte e mesuesve tane, nga familja, institucionet, nga bisnesi yne, pergjithesisht nga shoqeria jone demokratike.Me pelqeu jashtezakonisht vemendja e Bashkise M.Madhe, fjala e z.Marinaj, kryetarit te saj, qe pikerisht ne kete dite organizoi nje kokteil per mesuesit, megjithate, dicka me shume se shpreha ne fjalen time pershendetese ne mjedisin festiv”Brajani” si i ftuar si kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve M.Madhe, dua t’u them publikisht te gjitheve, me fjale shpirti te nje ish-mesuesi veteran: Njerez kudo jeni: ne familje, ne rruge, ne institucione, ne sipermarrjet tuaja private deri ne krye te ketij vendi,mos harroni se ekzistenca, madheshtia dhe ardhmeria e cdo kombi, mbi kete toke ka dhe do te kete ne bazamentin e saj vetem dy shtylla: Arsimin dhe Ushtrine. Nese te dyten e kemi te garantuar si anetar te Natos, per te paren te mos kursejme asgje, qe nje dite te mos pendohemi asnjeri, sepse shkolla e shendetshme, dija e qendrueshme dhe kultura bashkekohore jane drita e vertete jetedhenese e ardhmerise sone civile.Edhe njehere: GEZUAR 7 MARSIN JU, MESUESIT E MESUESET TONA TE NDERUAR, SEPSE MISIONI JUAJ KA QENE DHE DO TE MBETET MISIONI ME FISNIK NE DIELLIN!