MARSHIM-HOMAZH PËR JONADËN 7-VJEÇARE NË SHËNGJIN, DHJETËRA QYTETARË ME LULE DHE QIRINJ NË DUAR I BASHKOHEN THIRRJES SË DOM GJERGJ METËS

0
227

Disa dhjetëra qytetarë të zonës së Lezhës, Laçit dhe Rrëshenit i janë bashkuar thirrjes së Dom Gjergj Metës për një marshim homazh në Shëngjin, në përkujtim të vogëlushes Jonada Avdia që gjeti vdekjen në plazhin e Potamit, ku u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.Nisja e qytetarëve përkrah anëtarëve të Dioqezës së Lezhës dhe Rrëshenit u bë nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit.Marshimi nisi në orën 19:00, ndërsa në breg të detit u ndezën qirinj dhe është thënë një lutje nga të pranishmit për vogëlushen që sipas Dom Gjergjit humbi jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve.“At, ai është Ati i të gjithë neve dhe Ati i Jonadës së Vogël që humbi jetën por edhe lutja për familjen e saj”, tha Dom Gjergj Meta para thënies së lutjes për 7-vjeçaren.Ishte Lejla, një vajzë 6 vjeçe, në moshën e Jonadës së vogël që ka hedhur e para lulet në det dhe më pas të gjithë qytetarët pas saj, duke ndezur edhe qirinjtë.Në tubim ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj përkrah vajzës së saj të vogël.Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Policia e Lezhës dhe ajo e Bregdetit ka ushtruar disa kontrolle në vijën bregdetare për të ndaluar përdorimin e mjeteve lundruese përreth plazheve në Adriatik.Kjo, pasi distanca prej 300 metër largësi nga bregu që frekuentojnë pushuesit për mjetet ujore, nuk respektohet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.