Alternativa Shqiptare është pjesë e garës zgjedhore të datës 23 tetor në zgjedhjet e pjesshme lokale në Mal të Zi.
Do të garojmë në disa komuna, dhe bartësit e listave tona janë:
Podgoricë – Agron M. Camaj
Plavë – Iber Hoti
Tivar – Artan Çobi
Alternativa Shqiptare do t’i ketë përfaqësuesit e vetë në 6 kuvende komunale, pra në 6 komuna të Malit të Zi, duke kompletuar infrastrukturën perfaqësuese të popullit shqiptar në Mal të Zi.
ASH-ja është familja më e madhe politike shqiptare në Mal të Zi dhe vepron pa dallime në krejt dhe për krejt popullin shqiptar.
Një falenderim i veçantë lëvizjes qytetare “URA”, ne krye me Dritanin, për bashkëpunim dhe partneritet, si dhe lëvizjes Civis.
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i ASH