Njësia e Sigurisë Publike Shkodër dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me rastin 30-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë, Sali Sufaj, kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të ish-efektivit në ambientet e Njësisë se Sigurisë Publike Shkodër, ku morën pjesë përfaques të pushtetit vendor Malësi e Madhe, përfaqsues nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, përfaqsues nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe familjarë të tij.
Pas ceremoninë te zhvilluar në ambientet e Njesise se Sigurisë Publike Shkodër, një grup punonjësish të Njësisë se Sigurisë Publike Shkodër, përfaqsues nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, përfaqsues nga pushteti vendor Malësi e Madhe, benë vizitë në familjen e Deshmorit të Atdheut Sali Rrustem Sufaj, dhe vendosen kurora me lule pranë varrit të tijë, në fshatin Linaj, ku prehet Dëshmori i Atdheut.
Akti sublim i ish-efektivit Sali Sufaj, si dhe i Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit, të rënë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.
I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!