Majlinda Angoni:Është koha të flitet për vit turistik e jo thjesht për menaxhim sezonal!!

0
May be an image of 10 people, people sitting and people standing     Në takimin me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit dhe drejtues të njësive të vetqeverisjes vendore diskutuam mbi punën përgatitore në koordinimin e çështjeve që lidhen me sektorin e turizmit në nivel qarku me qëllim menaxhimin efektivisht të turizmit.
Në takim, evidentova problematikat të cilat në vitet e shkuara kanë patur ndikim të drejtpërdrejtë tek turistët, ku theksova vemendje maksimale për sigurinë në plazhe dhe në atraksione turistike për të garantuar jetët e njerëzve.May be an image of 8 people, people sitting and people standing
Në takim kërkova angazhim maksimal në zbatimin e planeve të punës nga institucionet kryesore në drejtim të rendit dhe sigurisë publike, krijimit të lehtësirave të hyrjeve e daljeve të turistëve, krijimit të mundësive të qarkullimit të lirë dhe të sigurtë, përballimit të fluksit të udhetarëve, menaxhimin e mbetjeve urbane, plazheve të kontraktuara dhe të atyre pa pagesë për publikun, ndërtimet e paligjshme, stacionet e rojeve bregdetare, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, investimi në shëtitoret e plazhit, kontrolli i mjeteve lundruese informale, si kusht për disiplinimin e sezonit turistik në të gjithë bashkitë e qarkut.May be an image of 7 people and people sitting

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.