M.MADHE/ PSD NE JEMI ME QYTETARET , NDAJ FTOJMË KOLEGET KESHILLTARË TË MOS VOTOJNË RRITJEN E ÇMIMIT TË UJT

0
179

Marr  nga “Zanii Veriut”

Keshilltare të BASHKISE M.Madhe: Mos votoni rritjen e çmimit të ujit per familjaret,pasi në mbi 70 % të kohes banoret nuk furnizohen me uje aktualisht.Rritet çmimi dhe per kanalizimet e ujrave te ndotura,rritet dhe taksa Fikse.Nderkoh që sot dhjetra banore po blejne ujin si në vitet 90-te.Të nderuar perfaqësues te Komunitetit : Votoni në mbrojtje te banoreve ,jo ne interes te pushtetitE marta po vjen,bëhuni te pergjegjshem.26.06.2024

Kjo thirrje  drejtuar të  zgjedhurve  vëndor  në bashkinë M.Madhe,  nëpërmjet  “Zanit të Veriut”,konvergon , dhe obligon për të reaguar edhe degën vëndore të PSD  M.Madhe.Socialdemokratët   në  devizën e tyre programore përherë kanë si busullë   orjentuese  mbrojtjen e interesave të qytetarve.Kësisojë rritja e çmimit të Ujit, në një situatë të tillë pragëkrize  furnizimi me Ujë, jo vetëm që  mund të konsiderohet absurd, por totalisht  kunder qytetarve, të cilve po ju thahet buza për një pikë Ujë , ndaj nuk duhet tu thajë dhe portofolin e tyre të varfer familjar.Realisht  ne e përjetojmë edhe situatën e vështirte të SHAU  M.Madhe, por fajtoret  nuk janë qytetaret.Përgjëgjësia bije tek keqadministrimi.Ndaj ne japim dhe receten e zgjidhjes së kësaj situate. E para: Stop mbingarkeses  me punojs   patronazhist. E dyta : Më shumë transporencë  me   abonentet  konsumator  oligarkë të shfrytzimit të  burimeve natyrore  në M. Madhe.Dhe mbi të gjitha ju drejtues të bashkisë  M.Madhe merreni përsipër për të administruar dhe menaxhuar  ketë  dhuratë  të natyres  nga vet malësoret, Shkodra të administrojnë dhe menaxhojnë burimet e saja.Ndaj për këto dhe shumë arsye të tjera grupi I Këshilltarve të PSd  duhet të  votojnë pro interesave të  qytetarve dhe jo rrogetarve patronazhist të bashkisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.