Duket se nuk ka qënë thjesht mungesë vëmëndje e strukturave për të kontrolluar në xhepa 33 vjeçarin , nese ka apo jo mjet identifikimi, por mbase ka qënë mungesa e mjetit çka ka bërë që pas gati 5 ditëve , të verifikohet se viktima e gjetur i vdekur të identifikohet se eshte Shqiptar.
Identifikohet personi i gjetur i pajetë në Koplik, u tha se ishte sirian, 33 vjeçari është nga Bratoshi i Malësisë së Madhe.Gjithashtu, në vijim të informacionit paraprak të datës 17.07.2023, që bënte fjalë për gjetjen e një shtetasi të pajetë, afër një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, bëjmë me dije se pas identifikimit ka rezultuar se viktima është shtetasi A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.
Punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.