Fitorja e Kupës së Republikës nga Vllaznia ka emocionuar , ka gëzuar mjzaft tifozë të kësaj skuadre , jo vretëm në qytetin e Shkodrës, por kudo në veriun e Shqipërisë, edhe pse përballë kishte po një skuadër veriore , siç është Laçi. Por nëse do të ishte gjallë , ai që do të vlersohej kryetifozi i Vllaznisë, do të ishte 90 vjeçari Halil Mataj nga fshati Rrashkullaj ,Njësia Administrative Gruemirë, Bashkia M.Madhe.Për ta vertetuar se sa tifoz i thekur ishte Halil Mataj , vlen të dëgjosh këtë vido tek ndjek një ndeshje të Vllaznisë. Brohoritja e tij Goooool ….. , entuziazmon këdo që e ndjek sado pak futbollin….Por nuk është vetëm kjo video vetëm fakti më i pa kundershtueshëm , se Halil Mataj do të mbetët në kujtesën e të gjithsëve si tifozi vecantë i Vllaznisë së Shkodrës, dhe futbollistit Dinamovit Ilir Pernaska. Pak kohë para se të ndërronte jetë ky tifoz , fëmijëve të tij iu la këtë Amanet: Dua një varr ndryshe nga të tjerët, me fush futbolli, me top në mes të fushës, dhe shallin e Vllaznisë tek koka. Dhe një epitaf për Ilir Pdernasken. Ndaj kot nuk thonë se Amanetin e mbanë dhe toka. Fëmijet i tij, e ndertuanë varrin e veçantë për tifozin e Vllaznisë , dhe të Ilir Pernaskes. Të gjitha këto na i tregoi në një bisedë djali i tij, i cili ndihet i mbushur plot ndjenjë se tashme Babait të tij, njërit prej tifozëve më të thekur të Vllaznisë i është plotësuar dëshira amaneti… O Vllazni , Vllaznia jëme
Edhe n’varr kur të jem
N’shpirt të mbaj, je pjesë zëmre
Shalin tan, n’qaf do ta kem … Dhe ja në ishim atje tek varrezat e fshatit Rrash në Njësinë Administrative Gruemirë , ku prehet në paqe tifozi më i thekur i vllaznisë dhe ish futbollistit të Dinamos Ilir Pernaska. Amanetin e tij per ti ndërtuar pas vdekjes një varr me fush futbolli , dhe shallin e vllaznise , por dhe epitafin për Ilir Pernasken , ia kan bërë realitet femijet e tij. Ja si shprehet i biri në një intervistë të dhënë enkas per tv Kopliku , dhe revistëFjala”… .E pra ky është varri me i veçantë që mundë të gjëndët i njetifozi të vllaznise i cili është ndarë nga jeta në moshen 90 vjecare .!