M.Madhe/ Muslimani që ruan Kishen

0


May be an image of 2 people and people standing  Ky është Ismet Ibraj, një besimtar musliman në fshatin Hysaj të Malësisë së Madhe familja e të cilit për mbi 120 vite kujdeset për rrënojat e Kishës së Shën Gjonit, këtij manastiri benediktin që daton mbi 900 vite më parë. Në kohën e komunizmit, 55 vjeçari thotë se kujdesej babai i tij duke ruajtur dhe mirëmbajtur këtë objekt të rëndësishëm të historisë, kulturës dhe kishës katolike shqiptare ndërsa sot është ai vetë që kujdeset për manastirin duke vijuar traditën e babait.
Kujdestari i kishës faktin që ai është musliman dhe ruan manastirin që i përket një feje tjetër e quan si diçka krejt normale.  May be an image of outdoors 55 vjeçari është mësues në një shkollë 9-vjeçare në Malësinë e Madhe ndërsa thotë se tek nxënësit e tij përcjell frymën e harmonisë ndërfetare ndërsa shpesh sjell fëmijët tek rrënojat e këtij manastiri si pjesë e rëndësishme e historisë.  May be an image of 2 people and people standing  Kujdestari i Manastirit Benediktin kërkon që institucionet shtetërore të kenë një vëmendje më të madhe ndaj këtij objekti 900 vjeçar.Çdo të martë besimtarët e krishterë të zonës së Rrashkullajve ku ndodhet manastiri por edhe fshatra të tjerë shkojnë dhe luten çdo vit përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës që është më 17prillMay be an image of 1 person

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.