Ky është Ismet Ibraj, një besimtar musliman në fshatin Hysaj të Malësisë së Madhe familja e të cilit për mbi 120 vite kujdeset për rrënojat e Kishës së Shën Gjonit, këtij manastiri benediktin që daton mbi 900 vite më parë. Në kohën e komunizmit, 55 vjeçari thotë se kujdesej babai i tij duke ruajtur dhe mirëmbajtur këtë objekt të rëndësishëm të historisë, kulturës dhe kishës katolike shqiptare ndërsa sot është ai vetë që kujdeset për manastirin duke vijuar traditën e babait.Kujdestari i kishës faktin që ai është musliman dhe ruan manastirin që i përket një feje tjetër e quan si diçka krejt normale. 55 vjeçari është mësues në një shkollë 9-vjeçare në Malësinë e Madhe ndërsa thotë se tek nxënësit e tij përcjell frymën e harmonisë ndërfetare ndërsa shpesh sjell fëmijët tek rrënojat e këtij manastiri si pjesë e rëndësishme e historisë. Kujdestari i Manastirit Benediktin kërkon që institucionet shtetërore të kenë një vëmendje më të madhe ndaj këtij objekti 900 vjeçar.Çdo të martë besimtarët e krishterë të zonës së Rrashkullajve ku ndodhet manastiri por edhe fshatra të tjerë shkojnë dhe luten çdo vit përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës që është më 17prill