Këtë vit mësimor më shumë se 150 nxënës më pak, pjesa dërmuese e shkollave në fshatrat malor të cilat tash më po shkojnë drejtë braktisjes përfundimtare nuk janë , drejtë mbydhjes , por sipas inspektorit të arsimit në zyrën vë ndore Arsimore M.Madhe Ilir Hoxha, janë drejtë grupimit. Kjo për faktin se numri i nxënsve ka rënë ndjeshëm. Nderkaq edhe pse nuk ka ndonjë reagim nga drejtuesit e shkollave , infrastruktura në shkolla lë shumë për të dëshruar. Ajo që u verejt këtë vit të ri mësimor , ishtë çuditërisht fakti se njuk pati ndonje fillim zyrtar të ditës së parë të shkollës , pra “munguan” autoritetët. Po kështu serish çuditërisht ktë fillim viti mësimor në thuajse gjitha shkollat e M.Madhe , mbase duke e konsideruar si një vit krize , pra kursimi , ishin kursyer disa metra beze dhe bojë, nga ku mungonte banderola me tekstin tradicional: “Mire se vini nxënës të Dashur”! Kësisojë duhet theksuar se ky indiferëntizëm, kjo mungesë përkujdesje detyrimore ndaj nxënsve dhe mësuesve , është tregues i një realiteti aspak të këndëshëm , në këtë fillim viti arsimor.