Bashkia Malësi e Madhe ka filluar zbatimin e projektit që ju vjen në ndihmë të moshuarve që jetojnë vetëm, duke ju ofruar shërbimin e infermierisë, shërbimin sanitar dhe social, gjithashtu në mënyrë periodike Bashkia Malësi e Madhe do t’i ofrojë kësaj shtrese pako ushqimore falas.Stafi i bashkisë ka identifikuar të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm dhe në pamundësi shëndetësore dhe financiare për të kryer shërbimet bazike.
Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në nunrin e shërbimit social pranë Bashkisë Malësi e Madhe
067 530 6725
–Ishte ky infamacioni zyrtarë i Bashkisë M.madhe . ndaj natyrisht duke e përgëzuar Bashkinë për konkretizimin e këtij projekti social, ndaj të moshuarve , ku po tregohet një përkujdesje , besojmë që kemi të drejten dimë pak më shumë.E para nga kush financohet ky projekt , sa është shuma, po a ka ndonjë afat kohor sa do zgjasin ky projekt kaq human dhe social që paska filluar? Natyrisht për të gjitha këto Bashkia, ky instucion gjithëpërfshirës, me siguri ka ngarkuar instucionet e tjera të varsisë për të realizuar këtë projekt pa shifra, po afat kohor, çka me siguri do të jenë zyra apo drejtoria e Sherbimit social pranë Bashkisë, dhe në varsi të kreut të saj Tonin Marinaj.Po sherbimin e infermierisë kush e kryen “punojsit” e Bashkisë apo infermieret e Spitalit të qytetit të Kopliku? Dhe në fund do të ishte transporënte të behëj e ditur , sa të vetmuar, të moshuar janë sot në Bashkinë M.Madhe?