Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me krizën dhe largimin e të rinjve nga shqipëria.Topalli thotë se këto kanë qenë edhe dy temat që u diskutuan edhe në tryezën e sotme të Kryesisë së PD-së në Lezhë.Ajo thekson se shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës, ndërsa deklaron se duhet të ndalohet rritja e çmimeve.
“Organizimi dhe konsolidimi i strukturave të PD ishte pjesë e axhendës së mbledhjes së kryesisë së PD sot në Lezhë.
Rritja e varfërisë ekstreme dhe largimi i të rinjve është ana tragjike e jetës në çdo qytet, dhe si e tillë është pjesë e diskutimeve në mbledhje, takime, kafe e kudo.
Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës që rriten muaj pas muaji për shkak të krizës së çmimeve. Për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera, familjet po prekin paratë e ruajtura, thojnë raportet e institucioneve financiare.
Po ata, që nuk kanë kursime?
Boll është boll!”, shkruan Topalli në rrjetet sociale.