Nga Senad Nikshiqi
Megi Doçi, ylli i Shqiperise dhe i Vllaznise tashme pjese e Gallatasaray. Ky lajm me gezoi pa mase per kete vajze qe e meriton edhe pse do i mungoje Vllaznise. E talentuar, e thjeshte dhe nje YLL qe patjeter do shkelqeje edhe ne Turqi ashtu siç shkelqeu ne Ligen e Kampioneve duke u bere lojtarja e pare ne gjithe historine e futbollit shqiptar qe shenon nje gol ne kete kompeticion kaq te rendesishem. Urime Megi Doci, jam i bindur se do ke me shndrit edhe atje njesoj!