Është identifikuar punëtori që humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjte në Shëngjin, i cili ra nga lartësia e një pallati, teksa ka qenë duke punuar.Mësohet se viktima është shtetasi Emiljano Frroku, 28-vjeç.
\\Ngjarja ka ndodhur rreth 07:30, ndërsa i riu ka humbur jetën rrugës për në spital, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe nëse a ka patur shkelje ligjore nga ana e kompanisë.