KUJT JA JEP ÇELSIN TONINI?

0
164
NGA MIMOZA REXHVELAJ  Mund të jetë një imazh i 1 person
Kush do e shpërndajë tani “çelsin” e Tiranës?
Kush do ta pasurojë me pemë të reja “pyllin orbital”
Po vipat kush do i pres e gjezdis sipas rastit?
Po projektin gjigand të “Inceneratorit të Tiranës” kush do e vazhdojë?
Ca na hapi punë ky Spaku mu në mes të sezonit turistik
Mund të propozoj kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe se veç ky tipi di t’i ndajë pa doganë e pa merit çelsat, ivestimet, gjezdisjet, certifikimet e “qyqeqarit të nderit” e tjera si kjo.
Mos e nënvlersoni këtë figurë potenciale shikoni shoqen Spiropali nuk i ndahet Malësisë e ka lënë Tiranën mbeti në veri, biles do e ftojnë të bëjë hapjen e gëzimeve familjare si në: përgime, dasma, ditëlindje, synetlleqe, mbrëmje festive partizane e kooperativiste.
Po pyeti njeri se duhet të jetë qytetar i Tiranës, tregojani se tek Blloku jeton kryetari i Bashkisë së Malësisë, kështu kursen dhe naftën i shkreti e la rrogën Tiranë-Malësi për tre mandate dhe askush nuk foli as nuk e falenderoi për “Sakrificën”
Nejse se popull mosmirënjohës jemi

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.