Në Bashkinë M.Madhe thuajse është përgjysmuar numri i familjeve përfituese të ndihmes sociale . Skema e re e cila tashmë po aplikohet , ç’ka ka bërë që këshilli i bashkisë thjesht të miratojnë listen e aplikuesve , dhe më pas kjo listë të konfirmohet ose jo nga Zyra Rajonale e Sherbimeve Sociale . Ndaj përgjysmimi i bërë i familjeve përfituese , ka ndikuar jo pak negativisht tek familjaret , të cilet si zakonisht perplasen në dyert e Bashkisë , ndaj në nje prononcim për mediat Kryetari i Bashkisë z. Tonin Marinaj ka sqaruar do gjë rreth kësaj ceshtje . Gjithësesi ata familjar të cilet nuk kanë bërë deklarim të rrëm kanë të drejtë të aplikojnë serish , ndersa ata që kanë deklarimin e rrëm ligji i penalizon për gjashtë muaj , për të mos aplikuar.