Krenari/Koplik, Tonin Marinaj : Pata privilegjin të pres në zyrë një vajzë Koplikase që shkëlqen në Irlandë

0
Është privilegj të takohem me të rinj Malësorë që shkëlqejnë në vende të ndryshne të botës.Mirëprita sot ekselenten Sara Skender Isufaj e lindur në Koplik por prej vitesh jeton në Dublin, e cila ka mbaruar me rezultate maksimale studimet bachelor për psikologji në universitetin, “National College of Ireland” dhe vazhdon studimet për Master për Psikologji në “Dublin City University”.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Sara aktualisht është Punonjëse e Kujdesit Social në Dublin të Irlandes duke ndihmuar dhe mbështetur refugjatët të integrohen në shoqëri. Gjithashtu ka punuar për organizata të ndryshme që kanë në fokus fëmijët e braktisur apo të margjinalizuar, duke i mbështetur dhe inkurajuar të bëhen pjesë vitale e shoqërisë.
Sara përfaqëson vlera të larta njerëzore dhe profesionale duke bërë krenarë familjen e saj, Malësinë e Madhe dhe Shqipërinë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.