Pas 28 minutave me vonesë , si rrjellojë e mos korumit të duhur , dhe si pasojë e telefonatave tek disa këshilltarë , nga drejtuesit e Këshillit të Bashkisë , është bërë e mundur fillimi i mbledhjes së Këshillit të Bashkisë M.Madhe . Ajo që ka rënë në sy , madje dhe ka vënë në levizje drejtuesit e Këshillit të Bashkisë , ka qënë mungesa me “arsye” e këshilltarve socialdemokrat , ku i pranishëm ishte vetem këshilltari i PSD Franko Gashaj. Pasi telefonatat sollen në mbledhje disa këshilltar drejtora të së majtes , mbledhja vijoj dhe përfundoj : “Si u nis u betis” . Miratimi i 6% të familjeve në nevojë për muajn shtator , si dhe zëvëndësimi i këshilltarës Lulë Botinaj me Ardian Demaj , si dhe :Dhënia e ndihmës së mënjëhershme për fatkeqsi natyrore z. Fatmir Haxhija , kanë qënë tre pikat të cilat kanë kaluar pa diskutime , por vetëm me ngritje kartoni jeshil. Ndërsa dy pikat e tjera të rëndit të ditës , të cilat kërkohej më shumë vëmëndje dhe më shumë diskutime , si : Raport Monitorimi i zbatimit të buxhetit për përiullen Janar- Gusht 2024 , po kështu dhe transferim fondi në zbatim të një marrëveshje , ndoshta mund të thuhet se ishin dy pika të cilat terhoqën pak vëmëndjën e këshilltarve të opozitës . Një tjetër pikë e rëndit të ditës, ndonse e pa shkruar , ishte tashmë tradicionalja. Miratimi i propozimit të kreut të Bashkisë Tonin Marinaj për dhënie titiulli “Qytetar Nderi’ disa përsonazheve malësore . Si gjithënjë këtë propozim të kryetarit e lexoi N’Kryetari Sytki Ndrecaj . Kështu ka përfunduar kjo mbledhje rutinore e Këshillit të Bashkisë M.Madhe.