Tashmë duket qartazi se : Degjesat Publike të organizuara nga Bashkia M.Madhe, më së shumti janë kthyer në biseda me veten,ku drejtuesit e Bashkisë komunikojnë më administratën.Kësisoj edhe degjesa publike e organizuar këtë të hënë për rishikimin e planit të përgjithshëm vëndor këtë format pjesmarrësish ka patur . Formalitet i një takimi të quajtur Degjesë Publike në shkallën më të lartë të mundëshme të realizimit të tij. Ky do të ishtë përkufizimi I Degjesës Publike të organizuar nga Bashkia M.Madhe, takim ky i organizuar në sadhen e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë , si gjithënjë tashmë kjo sallë më së shumti mbushet me punojsë të administrates , dhe ndonjë përfaqësues i biznesit apo shoqërisë civile të cilët janë afër më drejtuesit e Bashkisë M.Madhe. Kësisoj kjo degjesë publike ka ngjasur më së shumti me ata njerz të ë cilet kur nuk kanë se me kë të bisedojnë , enërgjit e të folurit i “shpenzojnë” me vete.Gjithësesi në këtë takim kreu i Bashkisë Tonin Marinaj ka theksuar faktin se rishikimi i planit të pergjithëshëm vëndor , kësaj rradhe i thjeshtëzuar , por që pritët të këtë sërish bisedë tjëtër , për ti dhënë formatin e duhur rishikimit të planit të përgjithëshëm vendor, duke mundësuar dhenije leje ndertimi për turizëm. Në fakt ajo që pritet me interes nga banoret e M.Madhe është hipotekimi i tokes dhe pronave të tjera të paluajtshme. Gjithësesi kjo tash më është lënë për një rradhë tjetër të degjesës publike me vete të Bashkisë , kjo ndodhë ,mbase për faktin se qytetarët e kanë humbur besimin tëk kjo Bashki.